KRITIKA KUNDRA: NJE VEZHGIM NE BRENDESI TE PROZES DHE POEZISE
|
Publisher: SILVER PUBLISHING
Copyright:
© 2008 Fatmir Terziu 2008 Standard Copyright License
Language: Albanian
Country: United Kingdom
Edition: FIRST
|
Printed: 191 pages, 6" x 9", casewrap-hardcover binding, black and white interior ink Description:...Në këtë hapësirë midis tyre, pra midis krijuesit dhe lexuesit, një tis jo pak i ndjeshëm gjendet edhe në sipërfaqen që zë kritika, edhe pse në disa raste ajo luan një rol të cuditshëm, një rol që një Zot e di se c’kritikë është. Por ajo që duhet kuptuar është një thikë me dy presa, në fakt prej kohësh ka thirur në skenë estetikën, si një albitër pa bilbil në fushën asnjanëse ku ndeshja duket se do të fillojë ose pritet të fillojë përkitazi. Shumëkush mendon se këtu janë arsye të përmendura, po aq edhe faktorë objektivë dhe subjektivë që ndërthuren në një analizë të cilën eseja jonë nuk e synon. Ne synojmë të kapërcejmë ndërlidhjen dhe të sjedhim atë pikëlidhje që gjejmë në stilin, filozofinë dhe kompleksin Archer në krijimtarinë shqiptare, në një lidhje apo një ‘luftë’ që lidhet me estetikën e një ngjizjeje të domsdoshme dhe jetike autor-lexues... Keywords:Listed in: |
Stats:
Reviews:
Please log in or sign up to post a review.
Fatmir Terziu
Aty nga fillimi i vitit 2001 pata rastin të jetoj jo shumë larg banesës ku kishte jetuar poeti dhe njeriu i letrave britanike, Ted Hughes. Në Mexborugh të Jorkshires, madje arita të ulem edhe në bangën e shkollës ku më 1943 kishte ndjekur “Mexborough Grammar School”, pasi im bir kishte shancin të studionte aty. Dhe aty pashë, lexova dhe shënova një nga thëniet e tij që është marë si një postulat orientues për ndërtimin dhe regullimin e formës poetike. Ai thotë: “imagjinoni përse dhe për çfarë jeni duke shkruar. Shikojeni atë dhe përjetojeni atë”.
Kështu sipas tij “këtu është më shumë praktike se sa logjike në të shkruarin e poezisë”. Mbështetur në këtë ide dhe ngjashëm gjej se “gjetja e vetvetes në pritje për të përshkruar mimikën apo shprehinë që dikush e kryen, për ta kthyr në poezi të bën sikur ai është brenda një treni dhe nga dritarja të valëvit dorën për të të thënë lamtumirë.”- thotë poetja dhe novelistja e lindur në Londër, Lavinia Greenlaw. Më tej ajo këshillon, duke u mbështetur pikërisht në thënien dhe udhëzimet e cilësuara monumentale të Hughes: “mos u fokusoni tek fjalët që ju ndoshta përdorni për të përshkruar këtë mimikëri ose shprehi. Filloni duke imagjinuar këto gjeste, shikojini ato dhe përjetojini ato, se dora që u valëvit dhe treni kanë ikur, fluturuar larg mendimeve tuaja”. E thënë më saktë kjo duhet kuptuar, se sa më saktë ndërmeret çdo nuhatje gjesti, më shumë preçise do të jenë edhe fjalën që do të mbijnë në mendje për të përshkruar atë gjest, pra kështu poezia do të vijë në jetë e kuptueshme dhe e stolisur. A nuk na duken ende të paaritshme disa poezi të krijuara herët?
Sepse, siç e dimë, që nga fillimet e saj deri vonë letërsia është quajtur vetëm poezi. Kuptimi i saj përcaktohej nga forma e vargut (njësia poetike) ose metri, siç e quanin grekët e vjetër. Kështu kjo lloj poezie e ngjyer në damarët e rrjedhshëm të fjalës poetike dallohet dukshëm nga poezia e stisur, madje dhe nga proza se ajo ndryshon vetëm nga shkrimi i saj në një pjesë të faqes, zakonisht në mes, dhe përbërjes së saj nga vargje ose njësi poetike, që vijnë njëri nën tjetrin, duke patur pamjen e një kolone me vargje. Kështu mbetet në dyshim fati i poezisë së vërtetë, madje shumëkush që di këtë regullsi dalluese të lartcituar, shkruan dhe mendon se është poet, mendon se iu thanë dy fjalë të mira, sa për ‘kulturë’ dhe për të mos e ‘ofenduar’ publikisht, [se në postën private e ka marë mesazhin]. Poezia është një organizim i veçantë gjuhësor, ku futen në marrëdhënie shumë të ndërlikuara fjalët, tingujt, nganjëherë edhe forma e të shkruarit, pamja grafike etj, ku secili mbart një kuptim të caktuar. Pamundësia e ndarjes së këtyre elementëve, qofshin edhe më të voglat, është një veçori që e dallon poezinë nga vargëzimi i stisur, madje edhe nga proza, ku kuptimet formohen përmes rëfimit, dialogut e përshkrimit.
Kështu poezia ekziston gjithmonë, por ajo duhet që të krijohet me fjalë. Atëherë kjo nënkupton më mirë që të punosh diçka se sa ta krijosh atë. Më saktë të punosh elementët gjuhësorë në poezi. Përdorimi i elementëve gjuhësorë në poezi përcaktohet jo vetëm nga funksioni kuptimor, por edhe nga a ii ritmit të vargut, ku, përveç theksave, marrin pjesë edhe njësi më të mëdha siç janë njësitë sintaksore, të cilat, duke u përsëritur, krijojnë ritmin e poezisë.
Sipas Wendy Cope “Në këtë stad poezia është një material i balancës dhe koncentrimit, i aktives dhe passives”. Duke e lexuar këtë thënie ne kuptojmë se poezia kur skicohet, pra kur ajo ka zbritur në letër me dorën tonë, shkrimi ia saj duhet të shkojë në mendjen tonë, sidomos atëherë kur ajo duket tjetër gjë.
[Click the preview to close]



