Softueri mund të zgjidhë pothuajse çdo problem. Qëllimi është të dish se cili është problemi që shtrohet për zgjidhje. Me rreth gjysmën e të gjitha gabimeve softuerike të cilat e kanë origjinën në aktivitetet e nxjerrjes së kërkesave, është e qartë se kemi nevojë për një kuptim më të mirë të problemit. Të nxjerrësh kërkesat saktë dhe drejt është thelbësore në qoftë se duam të ndërtojmë sisteme që plotësojnë më mirë nevojat tona. Ne e dimë se kërkesat e sakta do të prodhojnë një rezultat përfundimtar i cili është shumë inovativ dhe i dobishëm, dhe se zhvillimi i sistemit do të jetë efektiv dhe efikas. Planifikimi i aktiviteteve të kërkesave është thelbësore për suksesin, pavarësisht ciklit të jetës së projektit që vendosni të ndiqni. Pa kërkesa formale dhe të verifikueshme softuerike si dhe pa një sistem efektiv për menaxhimin e tyre, programet që zhvilluesit mendojnë se ata kanë rënë dakord për të ndërtuar shpesh nuk do të jenë i njëjti produkt me atë të cilin e presin klientët e tyre.
Details
- Publication Date
- Jul 29, 2014
- Language
- Albanian
- ISBN
- 9781312394223
- Category
- Computers & Technology
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Kostaq Cipo
Specifications
- Pages
- 164
- Binding
- Perfect Bound
- Interior Color
- Black & White
- Dimensions
- US Trade (6 x 9 in / 152 x 229 mm)