Shop

Ratings & Reviews

Log in to review this item
Lulu Sales Rank: 156262
1 Person Reviewed This Product
  • By Fatmir Terziu
    Jan 3, 2012
    Udhëtimin më të bukur poetik të këtij fillimviti e kam bërë mes filozofisë së poezisë së poetes shqiptare Myrvete Mehmeti. Rreth dyqind poezi të tilla në fakt janë një buqetë e freskët e fjalës së bukur të artit, që së bashku shembëllejnë kumtin dhe shpirtin më të ndjerë poetik. Janë ato ‘ëndërra të arnuara’ që kullojnë mall mes një itinerari logjik të pikëlidhjes ‘Atdhe’ dhe ‘jetëqëndrim në Skandinavi’. Këto ‘ëndërra të arnuara’ që lidhin metafizikën e vendit, kohës dhe hapësirës, duke na dhënë forcën perceptuese mes vargut dhe pikturimit imagjinar, poetja i shpreh me forcën sublime të perceptimit, duke na afruar një gjeografi ku kryefjala është “Mall që s'shuhet”. Mall që konvergohet e konfigurohet... More > jo vetëm mes përshkrimit fizik dhe veprimit si përkushtim, por edhe mes figuracionit të pastër e kuptimplotë: “Të kam mbart mbi supe Atdhe./E nuk jam kërrusur damarëve të hartës/se megjithate lidhur pranë teje,/të gjallë dashurinë rrugëtuar e kam./E do të kthehem, me mallin/një gur mermeri të përshenj,/sa të marr aromë dheu./Puth flamurin tënd...”. Janë pikërisht këto konfigurime emocionale që shfaqen për lexuesin atje “majë kodrës së Zveqanit” ku “shqipja krejt kreshpëruar pendlat ka,/si në kohën e Isa Begut./E nëse është të japësh kokën/si për një shenjt, shenjti është vetë ajo/e së vetmes fe të trashëguar ilirisht...” Por jo vetëm kaq. Dihatja metafizike e poezisë është një mesazh që buron qartësinë e tij, por edhe forcën e fjalës dhe mendimit. Atë forcë që lidhet me të vërtetën historike, atë të vërtetë që filozia e Martin Heidegger do ta cilësonte ‘aletheia’ e vargut dhe forca e së ‘vërtetës’ (Heidegger, 2001: 35). Atë të vërtetë që Klara Kodra e quan ‘zhvillim të veprimit dhe karakterizim të fakteve historike’ apo më tej në nocionin e saj të ‘tipologjisë poetike’ do të lexohej si një funksion i shumëfishtë’ (Kodra, 2003: 271). Ky funksion i shumëfishtë që pasohet edhe në teorinë e Matteo Mandalas, duke na ardhur në ndihmë me ‘stemën codicum’ si një lidhje jo vetëm në teorinë e Heidegger por edhe si një forcë poetike që vjen e afërt me përshkrimin e korpusit të dorëshkrimeve deradiane (Mandala, 2003: 327). Për poeten shqiptare kjo ‘forcë e së vërtetës’ vjen e qartë në vargje të tilla ku fuqizohet mesazhi dhe logjika poetike: “Nëse është të puthësh shenjtin,/puthe veç atë, si dheun kuqalosh të etërve e të bijve,/që ty atdhetar në duar ta lanë në një shtizë./Dhe nëse është të përulesh para kujt/para tij përulu veç; -Ti- atdhetar/që mburresh për bir shqipe/symprehtë e krenar.”< Less
Refreshing...
There are no reviews for previous versions of this product
Refreshing...

Product Details

ISBN
9781471039669
Edition
I
Publisher
Lulu
Published
January 7, 2012
Language
English
Pages
207
Binding
Perfect-bound Paperback
Interior Ink
Black & white
Weight
0.81 lbs.
Dimensions (inches)
6 wide x 9 tall
Report This Content to Lulu >

Moderation of Questionable Content

Thank you for your interest in helping us moderate questionable content on Lulu. If you need assistance with an order or the publishing process, please contact our support team directly.

How does this content violate the Lulu Membership Agreement?

Keywords

Listed In