Ngjyrat e dashurisë

Ngjyrat e dashurisë

DiLis Bukuroca

Di solito viene stampato in 3-5 giorni lavorativi
Botimi i pestë VETËM PËR LEXUES TË MOSHËS MADHORE! Thanas Jorgji, shkrimtar, 2019: „Ngjyrat e dashurisë“ nuk është thjesht një roman erotik, por një roman për të cilin kur e lexon, përveç kënaqësisë së thellë intelektuale dhe letrare që përjeton, nuk mund të mos ndjesh zili dhe të thuash me vete: sikur ta kisha shkruar unë këtë libër!“ (…) „Gazetaexpress“, „Gazeta Dita“, „Dritare“, „Respublika“, „Botasot“, „Përqasje“ etj. (…) Edmond Shallvari, shkrimtar, 2017: “Ngjyrat e Dashurisë” apo romani antitezë, antitabu, antimoralist, frojdist, realist deri në caqet e satirës, satirik deri në caqet e humorit. Këto e të tjera etiketime, u bënë paradë e larmishme, ndriçuese deri në verbërim, dëgjuese deri në shurdhërimë, normale deri në çmenduri, joshëse deri në ekstazë,, (…) „Gazetaexpress.“ (…) Dr. Fatmir Terziu, shkrimtar, 2017: „Kjo udhëheq deri tek labirinthi më i detajuar të tetëmbëdhjetë kapitujt e romanit “Ngjyrat e dashurisë” të shkrimtarit Lis Bukuroca. Të gjitha seancat e gjyqeve, akuza, përjetimet erotike, dëshira e tij publike që në sallën e gjyqit të shkërdhente prokuroren publike, dalja e sitës krahasuese me kohën e Envër Hoxhës,… na shpien tek vetë erërat e kryqëzuara në kohë, hapësirë dhe vend. (…) shkrimtar, „fjalaelire“, (…) Shpendi Sollaku Noe, 2017: “Edhe pse me një erotizëm të ndjeshëm, ky libër më la përshtypjen e një romani të mprehtë social që vetëm në paraqitje ka ravijezimet e një zhanri të verdhë të regjur në erotizëm. Këto faqe kanë aq sa duhet të kishin, edhe në përshkrime e situata…” (…), shkrimtar, gazeta Dielli, (…) Shaban Jashari, diplomat, 2017: „I parë në shikim të parë si roman erotik, kjo vepër zhvesh kuptimin parësor që mund të ketë seksi në jetën e njeriut, për të ndërtuar një mekanizëm mbrojtës nga absurditet që sjell sistemi i intrigave e komploteve juridike e shtetërore. Prandaj të gjithë ata që do të mundohen t kërkojnë në këtë vepër gjurmët e largëta të Bukovskit do të hasin në rigjetjen e reminshencave të një Kafke shqiptar.“ (…)„Dritare“, „Botasot.“ (…)

Dettagli

Data di pubblicazione
Mar 29, 2021
Lingua
Albanian
ISBN
9781008982086
Categoria
Narrativa
Copyright
Tutti i diritti riservati - Licenza di copyright standard
Collaboratori
Di (autore): Lis Bukuroca

Specifiche

Pagine
224
Tipo di rilegatura
Libro a copertina morbida Libro a copertina morbida
Colore del contenuto
Bianco e nero
Dimensioni
Digest (140 x 216 mm)

Recensioni e Valutazioni