Show Bookstore Categories

UNË E VRAVA VERËN

UNË E VRAVA VERËN

yje mes meje

ByAlma Zekollari

... Nën skeletin e thatë të mirësjelljes, zgjata dorën. Dëbora u step e trembur nën këmbët tona. Drita e saj u rrek të çelte kujtime e kujtime në hapësirën që lidhte dy sytë. Por zërat ishin të thatë. Nën kërrcitjen-tingëllimë të një kohe-mrekulli e largët, po jetoja çastet e një fantazie të përsëritur me mijëra herë. Dëbora u përpëlit të rrezatonte vërtetësinë e atij çasti me bardhësinë e saj. ... Nuk e mbaj mend nëse këto i dëgjova, apo fantazia ime e shthurur krijoi një monolog brenda meje, për të fajësuar veten për ditët e errëta dhe netët e sterrosura që i fala shpirtit tim për shumë kohë. Për dyshimet, akuzat, dënimet, për lotët e zhgënjimit. Desha shumë herë të kaloja tek ajo rrugë, për të parë gjurmët që lamë mbi dëborë. Por kujtohesha, ajo kishte shkrirë dhe gjurmët ishin zhdukur.

Details

Publication Date
Feb 25, 2021
Language
Albanian
Category
Fiction
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (artist): Alma Zekollari

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews