DËSHIRAT TEPËR TË ZJARRTA
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 8 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Dëshirat tepër të zjarrta”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
2944.
Diktaturat në këmbë,
I mbajnë popujt gjithmonë,
Dhe jo siç thonë gjithnjë,
Ca tiranë dhe diktatorë.
2958.
Asnjë nuk dëshiron,
Të të ketë sipër vetes,
Prandaj mos u shqetëso,
Kur s’vlerësohesh prej njerëzve.
2982.
Ata njerëz që i vënë,
Vazhdimisht vetes sfida,
Thuajse gjithnjë kanë bërë,
Në këtë botë çudira.
3002.
Vetëm kokat bosh,
Janë fodulle zakonisht,
Sepse ato plot,
Këtë gjest e kanë neveri.
3044.
Kur disa njerëz nuk janë të aftë,
Ta përballojnë një diskutim,
Fillojnë menjëherë të shajnë,
Dhe të lëshojnë helm si gjarpërinj.
3095.
Njerëzit e vegjël,
Kënaqen më shumë kur marrin,
Kurse ata të mëdhenjtë,
Kur dhurojnë dhe japin.
3118.
Elozhet në jetë,
Dhe kur bëhen nga armiqtë,
Përsëri i pëlqejnë,
Tej mase njerëzisë.
3150.
Të njohësh caqet e vetvetes,
Është mençuri e madhe në jetë,
Sepse shmang shumë probleme,
Që egoizmi mund të të sjellë.
3164.
Nuk mund ta detyrosh dikë,
Që të të dashurojë,
Edhe sikur të kesh për të,
Një pasion të fortë.
3188.
Ka qenë gjithmonë shkenca,
Ajo që e ka ngritur njeriun,
Dhe jo përrallat që feja,
Atij i ka thënë e shitur.
3241.
Konkurrenca është vendi,
Ku rriten titanët,
Dhe arrijnë gjithnjë njerëzit,
Majën më të lartë.
3256.
Në qoftë se kryeveprat botërore,
Do të vareshin vetëm nga derrat,
Brenda një periudhe të shkurtër kohe,
Do të përfundonin në plehra.
3272.
Nëse nuk rri shpeshherë,
Në jetë me djajtë,
Nuk e kupton dot lehtë,
Mentalitetin që kanë.
3330.
Kombet që s’i kanë admiruar,
Artin, kulturën dhe dijen,
Rrallëherë kanë prodhuar,
Gjëra vërtet të madhërishme.
3345.
Grigjat, turmat dhe kopetë,
Do të nëpërkëmben gjithmonë,
Sado që kujtojnë shpeshherë,
Se e kanë pushtetin në dorë.
3360.
Zakonisht në jetë,
Bëhen jashtë mase të ditur,
Vetëm ata njerëz,
Që për dije janë të babëzitur.
Details
- Publication Date
- Mar 24, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB