GJËJA MË E SHTRENJTË
SONETE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 16 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
1055
Nuk ka ndëshkim më të madh për një njeri,
Që është i pasionuar me diçka,
Sesa ta detyrojnë atë ta braktisë,
Dhe të merret me një aktivitet bajat.
Të gjithë ata që kanë fatin e keq,
T’u ndodhi në jetë një gjë e tillë,
Do t’iu ngelet gjithnjë thellë në zemër peng,
Që ua vranë këtë ëndërr dhe dëshirë.
Do të psherëtijnë shpesh kur të jenë vetëm,
Dhe brengosen që nuk e realizuan,
Këtë synim që do t’ua zbukuronte jetën,
Dhe bënte të ndiheshin të plotësuar.
Nuk duhet t’i lejosh kurrë të tjerët,
Të vendosin se çfarë rruge do ndjekësh.
1082
Sa shumë më pëlqen, o ëmbëlsirë,
T'i sodis bukuritë e tua,
Që të bëjnë gjithnjë të ndihesh mirë,
Dhe ta shtojnë dëshirën për të jetuar.
Më duket shpeshherë sikur kundroj,
Ndonjë peizazh tepër magjepsës,
Që të bën menjëherë t’i harrosh,
Të gjitha shqetësimet e jetës.
E zbukuron vërtet jashtë mase,
Ditën time me praninë tënde,
Si një grumbull perlash e smeraldesh,
Një kurorë që është drejt zhbërjes.
Shpesh duke parë një femër të hijshme,
Mashkulli mbushet plot me gëzime.
1114
Kushedi sa meshkuj ëndërrojnë,
T’i fërkojnë pak vithet e tua,
Të cilat kanë një goxha formë,
Që ta bën gjakun si ujë të vluar?
Ke një pamje të parezistueshme,
Që ta tërheq vëmendjen në moment,
Si disa objekte fluturuese,
Që i shikojmë rrallë në qiell.
Të gjithë t’i ngulitin ty sytë,
Kur shfaqesh ndonjëherë në publik,
Sepse jo shpeshherë në natyrë,
Mund ta shohësh të tillë hijeshi.
Bukuria ndikon jashtë mase,
Në gjendjen tonë emocionale.
Details
- Publication Date
- Dec 30, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB