LUFTËTARËT E SË VËRTETËS
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 5 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Luftëtarët e së vërtetës”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
1681.
Bota për mushkonjën,
Është çka shikon me sytë e vet,
Por kjo nuk do të thotë,
Se ashtu është në të vërtetë.
1716.
Gjëja më e vështirë,
Për njerëzit në jetë,
Është pa dyshim,
Të ndryshojnë veten e vet.
1761.
Shpesh njerëzve që lëngojnë,
Nga kthetrat e dhimbjes,
U lindin në kokë,
Mendimet më sublime.
1807.
Janë me qindra mijëra femrat,
Që bien viktima në jetë,
Ngaqë e duan si të çmendura,
Luksin pa derdhur fare djersë.
1831.
Të paktë janë ata që gëzohen,
Për ngritjen e të tjerëve;
Shumica e njerëzve hidhërohen,
Se duan t’i kenë nën vete.
1872.
Shpeshherë në jetë lajkat,
Ngjajnë mu si bajgat,
Kurse fjalët e vërteta,
Si thesare të shtrenjta.
1914.
Gjithmonë kanë triumfuar,
Luftëtarët e së vërtetës,
Të etshëm për të demaskuar,
Hipokrizinë dhe gënjeshtrën.
1918.
Mos e gënjeni kot veten,
Se po lexuat disa libra,
Do t’i zbuloni gjithë misteret,
Dhe zgjidhni tërë enigmat.
1963.
Duke thënë të vërtetën,
Nuk je mosmirënjohës,
Siç mendojnë ca njerëz,
Me një mendje të vogël.
1996.
Nuk kanë shumë dëshirë,
Luanët dhe shqiponjat,
Të bëjnë shoqëri,
Me pleshtat edhe morrat.
2032.
Asnjë njeri nuk ka imunitet,
Ndaj gënjeshtrës dhe tradhtisë,
Sado që t’i ketë bërë dhe vetë,
Këto gjëra me shumicë.
2064.
Nuk duhet të jesh zemërgjerë,
Me gjarpërinjtë e dhelprat,
Sepse mund ta paguash shtrenjtë,
Dhe të përpijë e keqja.
2088.
Nuk ka gjë më qesharake,
Se të shikosh ca torollakë,
Që bëjnë kokën e madhe,
Dhe hiqen si interesantë.
Details
- Publication Date
- Oct 16, 2023
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB