Show Bookstore Categories

MISTERI I JETËS

MISTERI I JETËS

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

Usually printed in 3 - 5 business days
Ky është vëllimi im numër 7 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Misteri i jetës”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 2522. Sado që disa të përpiqen, Ta ngrenë lart llumin, Ai përsëri do të bie, Atje ku është fundi. 2527. Nuk i bëjnë teshat, Njerëzit e mëdhenj, Por mendimet e mprehta, Që truri u pjell. 2557. Raca njerëzore faktikisht, Është e pamëshirshme, Pavarësisht se vazhdimisht, Si e mirë hiqet. 2591. Torollakut shpeshherë, I duket vetja i barabartë, Me njeriun e mprehtë, Që ka ngjizur diçka të rrallë. 2614. Intelekti është gjithmonë, Bukuria më e madhe njerëzore, Sado që nga disa të rëndomtë, Ai shpeshherë nënvlerësohet. 2638. Disa të indoktrinuar shpeshherë, I shajnë vazhdimisht të pasurit, Por janë të paktë njerëzit në jetë, Që s’e duan këtë lloj statusi. 2679. Ata që e dëshirojnë, Me zjarr dijen në jetë, Duhet atë ta kërkojnë, Edhe te djalli vetë. 2706. Sa shumë të mirë që do të ishin njerëzit, Po ta dinin sikur do të vdisnin nesër; Nuk do të merreshin hiç me punët e miletit, Dhe do të shikonin hallin e tyre në jetë. 2760. Nëse njerëzit do të zbulojnë, Qytetërime jashtëtokësore, Shumë gjëra do të ndryshojnë, Në botëkuptimet njerëzore. 2784. Shpeshherë në këtë jetë, Ambiciet e disa udhëheqësve, I bëjnë popujt e shkretë, Të kalojnë vuajtje të tmerrshme. 2826. Shpeshherë njeriu, Duhet të hajë një goditje të madhe, Veten për ta bindur, T’u besojë përfundimisht fakteve. 2843. Disa gjëra në këtë botë, Nuk falen dhe jepen, Por ato thuajse gjithmonë, Grabiten dhe rrëmbehen. 2873. Bota ka qenë gjithnjë, Pafund me shumëllojshmëri, Dhe s’mund ta inkuadrosh atë, Vetëm në një “kornizë”. 2896. Njeriun ndonjëherë, Shprehja "nuk e di", E shpëton në jetë, Nga dukja si debil. 2929. Nuk ka kurrë monopole, Në botën e madhe të diturisë; Të gjithë mund të lartësohen, Dhe zënë një vend të rëndësishëm. 2936. Ca njerëz nuk të vlerësojnë, Për vlerat që ke, Por për atë që thonë, Të tjerët përreth.

Details

Publication Date
Mar 1, 2024
Language
Albanian
ISBN
9781446131206
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Pages
107
Binding Type
Paperback Perfect Bound
Interior Color
Black & White
Dimensions
A5 (5.83 x 8.27 in / 148 x 210 mm)

Ratings & Reviews