NJERËZIT TEPËR TË URTË
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 10 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Njerëzit tepër të urtë”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
3786.
Edhe ata njerëz,
Që kanë shumë tru,
Mund të dalin në jetë,
Si gjithë të tjerët huq.
3804.
Disa individë shprehen,
Shpesh në një gjuhë të huaj,
Që të duken para të tjerëve,
Si shumë të kulturuar.
3809.
Nuk para futen mendjelartit,
Nëpër organizata politike,
Se s’duan të bëjnë papagallin,
Dhe nga dikush në rresht të vihen.
3824.
Edhe njerëzit më të zgjuar,
Që ka pasur ndonjëherë bota,
Në jetë shpesh kanë gabuar,
Dhe kanë thënë tek tuk broçkulla.
3890.
Shijet e njerëzve,
Varen thuajse gjithmonë,
Nga kapaciteti i mendjes,
Dhe niveli kulturor.
3936.
Nëse nuk do të zotëronte,
Njeriu pak mëshirë,
Hiç fare nuk do të dallonte,
Nga një egërsirë.
3972.
Do të preferohen gjithmonë,
Nga meshkujt ca femra lozonjare,
Që kanë shumë përvojë,
Në marrëdhëniet seksuale.
3987.
Në qoftë se nuk ke pushtet,
Dhe e ke xhepin të zbrazët,
Mos prit asnjëherë të kesh,
Shumë femra vërdallë.
4018.
Është diçka e bukur,
Gjithnjë vetvetja të jesh,
Se ndihesh më i lumtur,
Dhe ke më pak stres.
4038.
Pedagogjia gjithmonë,
Bëhet një punë e rëndomtë,
Kur nuk ke një auditor,
Interesant dhe kurioz.
4072.
Njeriu shpesh kur dashurohet,
E fsheh ligësinë e tij,
Dhe përpiqet të prezantohet,
Sa më tepër i mirë.
4119.
Nga dëshira e madhe,
Për të arritur kënaqësinë,
Shpesh qeniet humane,
Përfundojnë në greminë.
4145.
Popujt thuajse gjithmonë,
Nëpërkëmben nga qeveritë,
Ndonëse shpeshherë u thonë,
Se gjoja e kanë ata fuqinë.
4159.
Një nga të metat më të mëdha,
E sistemeve demokratike,
Është se të njëjtën peshë ka,
Vota e të mençurve dhe e debilëve.
4175.
Fanatizmi nuk është veçse,
Një pjellë e idiotësisë,
Dhe gjithnjë njerëzit me mendje,
Përpiqen larg t’i rrinë.
4199.
Është e kotë që një person normal,
Të hahet me një individ gjenial,
Sepse gjeniut i lindin shpesh mendimet,
Në një mënyrë krejt të vetvetishme.
Details
- Publication Date
- May 12, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB