
PARAJSA E POETËVE
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
Usually printed in 3 - 5 business days
Ky është vëllimi im numër 9 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Parajsa e poetëve”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
3361.
Dhe njeriu më i zgjuar në botë,
Në momentin që dashurohet,
Shumë lehtë mund të ngjasojë,
Me një qenie idiote.
3379.
Ai që nuk hidhërohet,
Për paaftësinë që ka,
Vështirë të përmirësohet,
Në aspektin profesional.
3399.
Egoizmi i tepërt,
Nuk të bën mirë kurrë,
Sepse të ndan nga të tjerët,
Dhe të tharton shpesh trutë.
3421.
Njerëzit thuajse gjithmonë,
I kërkojnë ndihmë perëndisë,
Atëherë kur nuk janë të zotë,
Ta fitojnë diçka me aftësinë.
3459.
Asnjë njeri nuk u shmanget dot,
Gjërave të rëndomta,
Sepse në fakt më shumë nga ato,
Është e përbërë bota.
3471.
Shumë njerëz urojnë,
Që drejtësi hyjnore të ketë,
Ngaqë nuk e kanë forcën,
Të hakmerren vetë në jetë.
3492.
Kur e marrin ndonjëherë në dorë,
Ca ndyrësira pushtetin,
Të mençurit thuajse gjithmonë,
Bëjnë mënjanë dhe heshtin.
3531.
Shpirti i hakmarrjes përherë,
Është brenda njeriut,
Edhe sikur ai të ketë,
Një mendje shumë të ndritur.
3557.
Njeriu nuk jeton dot,
Pa dhënë e marrë dashuri,
Dhe këtë gjë e kupton,
Pothuajse që kur lind.
3584.
Bota magjike e ëndrrës,
Është parajsa e poetëve,
Dhe një vend tejet i ëmbël,
Ku i harron brengat dhe dertet.
3601.
Atje ku bie paraja,
Në dorë të injorantëve,
Gjithmonë bëjnë mbrapa,
Kultura dhe artet.
3678.
Bota është përherë,
Tepër e larmishme,
Atë ta përmbledhësh,
Me disa përgjithësime.
3693.
Ata individë që e vënë,
Fenë mbi lirinë,
Do të kalojnë një jetë të tërë,
Të lidhur me zinxhirë.
3726.
Shpesh është humbje kohe,
Të përpiqesh t’u ndryshosh mendjen,
Ca qenieve njerëzore,
Të fiksuara dhe me komplekse.
3756.
Ato rregulla që janë,
Kundër natyrës njerëzore,
Zakonisht shumë rrallë,
Me përpikëri zbatohen.
3778.
Paranojat e disa njerëzve,
Kur bëhen ideale politike,
Kanë pasoja të tmerrshme,
Për ca kategori popullsie.
Details
- Publication Date
- Apr 11, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Pages
- 108
- Binding Type
- Paperback Perfect Bound
- Interior Color
- Black & White
- Dimensions
- A5 (5.83 x 8.27 in / 148 x 210 mm)