PUSHTETI MJAFT I FUQISHËM

PUSHTETI MJAFT I FUQISHËM

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 17 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Pushteti mjaft i fuqishëm”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 6723. Është tepër e lehtë t’i kritikosh, Disa mendje gjeniale, Por e pamundur ta realizosh, Veprën e tyre unikale. 6750. Ato kritika që nuk mbështeten, Mbi fakte, prova dhe argumente, Janë të përcaktuara të shpërfillen, Dhe të mos kenë shumë ndikime. 6781. Disa qeveritarë sajojnë, Me dhjetëra përralla dhe legjenda, Që vëmendjen t’ia largojnë, Popullit nga problemet më të mprehta. 6820. Ndonjëherë në jetë njerëzit, Duhet t’i marrin me humor, Sulmet me doza të larta mllefi, Që mund t’iu bëjë ndonjë kokëbosh. 6851. Vetëm një pakicë e vogël, I shijon frytet e pushtetit; Gjithë të tjerët ngjasojnë, Si ata qentë që kot lehin. 6882. Duhet të jesh budalla, Mos t’i dëgjosh ca këshilla, Të mençura goxha, Që të japin disa tipa. 6912. Historitë e njerëzve përherë, Janë të mbushura plot me gabime, Nga të cilat një mendje e mprehtë, Mund të nxjerrë shumë mësime. 6940. Mendimet tepër madhështore, Hidhen në letër gati gjithmonë, Dhe nuk para diskutohen, Me ca individë të rëndomtë. 6967. Ata njerëz që premtojnë, Se do të bëjnë mrekulli, Zakonisht rezultojnë, Gënjeshtarë dhe batakçinj. 6998. Një njeri që deklaron, Se nuk ka të meta, Ose është ndonjë zot, Ose i ka ikur mendja. 7029. Shtetet ekstremiste dhe diktatoriale, Janë në përgjithësi më të gatshme, Për të bërë luftëra e konflikte, Sesa ato liberale dhe demokratike. 7064. Njerëzit tepër fisnikë, Ndihen kurdoherë mirë, Kur kanë mundësi t’iu vijnë, Ca nevojtarëve në ndihmë. 7095. Dyshimi gati gjithmonë, Është një këshilltar i mirë, Dhe i mbron njerëzorët, Të mos bien viktimë. 7133. Media thuajse gjithmonë, Është një pushtet mjaft i fuqishëm, Që i bën dhe disa idiotë, Të duken shumë të rëndësishëm.

Details

Publication Date
Jul 25, 2024
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews