SHPIRTI I ÇILTËR
SONETE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 17 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
1122
Nuk e imagjinon dot sa më deh,
O ylber kjo bukuria jote,
Që është një balsam i paparë,
Që ta shëron në çast çdo sëmundje.
I harroj gjithë hallet në moment,
Dhe përjetoj ndjesi përrallore,
Kur më kalon ndonjëherë afër,
E veshur dhe stolisur si nuse.
Çfarë nuk do të bëja, o perlë,
Ta puthja pak shtatin tënd magjepsës,
Që ta zgjat me të vërtetë jetën,
Me format e tij të jashtëzakonshme.
Do të shkoja edhe në thertore,
Që kjo dëshirë të më plotësohej.
1165
Mos u shqetëso shumë, o poet,
Në qoftë se nuk ke frymëzim sot,
Se nesër do të vijë një ditë e re,
Dhe gjëra të tjera do të mendosh.
Mos e ki mendjen te frymëzimi,
Sepse kur e do ai nuk të vjen,
Dhe nuk bëhet me dhunë krijimi,
Se pastaj jashtë mase bajat del.
Lëri gjërat të vijnë natyrshëm,
Se ashtu bëhen tepër të arrira,
I afrohen goxha të përkryerës,
Dhe pëlqehen shumë nga njerëzia.
Shpeshtazi kur diçka nuk e kërkon,
Atëherë të bie në dorë.
1188
Po pse më keni, o bij bushtrash,
Kaq shumë zili, smirë dhe inat,
Sikur kam vjedhur talentin tuaj,
Që ua ka falur zoti i madh?
Një gjë nguliteni mirë në mendje,
Nuk bëheni dot njerëz të mëdhenj,
Nëse keni tepër mllef e urrejtje,
Ndaj njerëzve të zotë dhe me talent!
Duhet ta kesh zemrën të dëlirë
Që të ngjizësh një art marramendës,
Që ta ngazëllojë njerëzinë,
Dhe ata jashtë mase t’i prekë!
Ajo që i bën të mëdhenj gjenitë,
Është shpirti i tyre i çiltër!
Details
- Publication Date
- Apr 27, 2025
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB