Rreziqet profesionale në sektorin shëndetësor
ByBrunilda SubashiDenada Selfo
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Sektori shëndetësor përfshin një grup të gjerë aktivitetesh të zhvilluara në spitale dhe në qendrat shëndetësore apo konsultoret ku paraqitet asistenca e pacientëve ambulatorë, si nga personeli mjekësor ashtu edhe personeli tjetër shëndetësor.
Sektori i kujdesit shëndetësor është kompleks dhe mbulon një shumëllojshmëri profesionesh dhe vendesh pune, përballet me rreziqe të ndryshme profesionale shëndetësore si dhe me problemet shëndetësore që i shoqërojnë ato.
Punonjësit e spitaleve, veçanërisht personeli infermieror janë të ekspozuar ndaj një seri rreziqesh, si: ekspozimi ndaj agjentëve infeksiozë, posturat jo të përshtatshme, ngritja e peshave gjatë manipulimeve me pacientin, spostimet e shumta, ekspozimi ndaj substancave kimike irrituese, alergjike dhe ndaj rrezatimeve jonizuese, të njohur si shkakëtarë të dëmtimeve të shëndetit të punonjësve. Vështirësitë që hasen në lidhje me organizimin e punës dhe kontakti me sëmundjet, vuajtjet dhe vdekjen, gjenerojnë një ngakesë mentale.
Details
- Publication Date
- May 13, 2018
- Language
- Albanian
- ISBN
- 9780244687359
- Category
- Science & Medicine
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Brunilda Subashi, By (author): Denada Selfo
Specifications
- Format