“Aishja r.a.: Ndriçimi i së Vërtetës rreth Moshës së Saj në Martesë – Një Qasje e Bazuar në Burime”

“Aishja r.a.: Ndriçimi i së Vërtetës rreth Moshës së Saj në Martesë – Një Qasje e Bazuar në Burime”

ByDr. Ilir Hoti

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Parathënie Si autor, kam nderin t’ju prezantoj këtë vepër të re, “Aishja: Ndriçimi i së Vërtetës rreth Moshës së Saj në Martesë – Një Qasje e Bazuar në Burime”. Ky libër, merr përsipër të trajtojë, një temë tejet delikate dhe polemike, e cila, për fat të keq, është bërë shpesh objekt keqinterpretimesh dhe sulmesh ndaj figurës së Profetit tonë të dashur, Muhammed Mustafasë, dhe vetë fesë islame. Bëhet fjalë, për moshën e bashkëshortes së tij të nderuar, Aishes, në kohën e martesës. Para se të hyjmë në thellësi të debatit mbi moshën, është jetike të nderojmë dhe vlerësojmë pozitën e lartë të Aishes, në zemrat e muslimanëve dhe në historinë e Islamit. Ajo, nuk është thjesht një nga gratë e Profetit; por ajo është Nëna e Besimtarëve, një dritë e ndritshme në zemrën e Islamit. Siç thotë Kur’ani Famëlartë: “O gra të Profetit, ju nuk jeni si gratë e tjera, nëse keni frikë Allahun.” [Surja el-Ahzab, 32]. Profeti, vetë e dëshmoi superioritetin e saj, duke thënë, siç transmetohet nga Enesi: "Superioriteti i Aishes ndaj grave të tjera është si superioriteti i tharidit (lloj gjelle me mish dhe bukë) ndaj ushqimeve të tjera." [Sahih Buhari dhe Muslim]. Dëshmia e rëndësisë së saj, gjendet edhe në fjalët e sahabëve të nderuar, si Ebu Musa el-Esh'ariu, i cili pohonte: "Nëse ndonjë nga ne, shokët e Profetit, nuk e kuptonte ndonjë çështje, do t'i drejtoheshim Aishes dhe do të merrnim një përgjigje." Aishja  nuk ishte vetëm e dashura e Profetit, të cilën ai e thërriste me ëmbëlsi "Humejra" – "Trëndafil" apo "e ëmbla" – por, edhe një transmetuese e jashtëzakonshme e haditheve, duke na lënë një trashëgimi të çmuar prej mbi 2,210 transmetimesh. Dijetari i shquar, Urve ibn el-Zubeiri, e përshkroi me plot të drejtë: "Aishja ishte më e zgjuara nga të gjitha gratë dhe ajo, që i kuptonte më mirë gjërat". Dijetarët e mëdhenj islamë, si Imam Neveviu dhe Ibn Kajjim el-Xhevzijje, kanë lartësuar dijen, mençurinë dhe devotshmërinë e saj. Historianët, gjithashtu, e kanë njohur rolin e saj shumëplanësh dhe ndikimin e thellë në historinë islame, duke e konsideruar atë një figurë të fortë, të pavarur dhe me inteligjencë të lartë. Megjithatë, pika e polemikës, mosha e Aishes në kohën e martesës, ka shërbyer, shpesh, si një fushëbetejë, për kritikat ndaj Islamit. Në diskursin modern, kjo çështje shpesh përdoret, për të vënë në pikëpyetje moralitetin e Profetit , vlerat e Islamit, si dhe pozitën e gruas në traditën islame. etj....

Details

Publication Date
Feb 22, 2025
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Dr. Ilir Hoti

Specifications

Format
PDF

Keywords

Ratings & Reviews