Shënime kuzhine: Kuzhina italo-shqiptare

Shënime kuzhine: Kuzhina italo-shqiptare

ByGino LUKA

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali, gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave, shqiptare dhe italiane... Nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në aplikimin e shumë recetave italiane. Ushqimet dhe pijet tipike veprojnë si një përcaktues i identitetit që praktikohet nga individët, si një faktor identifikues i grupit, ashtu siç shihet në rastet e festave fetare e laike, ku miqtë dhe të afërmit (italianë dhe shqiptarë) mblidhen së bashku dhe shijojnë specialitetet tradicionale. Në këto raste, recetat tipike shqiptare paraqesin një mjet për të krijuar relacione edhe gjatë komunikimit me italianët. Specialitetet shqiptare ngjallin diskutime rreth prejardhjes së vetë personave, historisë e ngjarjeve që kanë lidhje me ushqimet; kallëzime në lidhje me vendet dhe ambientet shoqërore. Kjo është aftësia e përkatësisë kulturore dhe e përmbledhjes në një vend të gjuhës, traditës dhe shijes.

Details

Publication Date
May 18, 2011
Language
Albanian
ISBN
9781447718659
Category
Cookbooks
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Gino LUKA

Specifications

Format
PDF

Ratings & Reviews