
Dashuria, Fjala, Heshtja, Koha dhe Etnia. Ja pesë “kategori” estetike, apo pesë “territoret” tematike të artit, mbi të cilat këndon poeti Jeton Kelmendi në vëllimin e përzgjedhur poetik “Erdhe për gjurmë të erës”. Ani se të gjitha këto lirika i zotëron ndjenja e skepsës (qenia njerëzore është vjelë e harxhuar në gjithçka), në njërin breg të kësaj skepse ligjëron folësi autopoetuk që e gjen shtegun e realizimit të qenies e të esencave jetësore, që i drejtohet një vete të dytë, herë të dashurës, herë një vete të dytë të depersonalizuar apo të sintetizuar si vete kolektive, nacionale, universale, apo herë si vetë alternative e zërit personal lirik. Kurse në “bregun tjetër” qëndrojnë raportet e aktivizuara në mes të këtij zëri-subjekti-folësi dhe Dashurisë, Fjalës, Heshtjes, Kohës dhe Etnisë. Historisë, Njeriut dhe Shoqërisë.
Details
- Publication Date
- Aug 31, 2011
- Language
- Albanian
- ISBN
- 9781447839590
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): JETON KELMENDI
Specifications
- Pages
- 137
- Binding Type
- Paperback Perfect Bound
- Interior Color
- Black & White
- Dimensions
- US Trade (6 x 9 in / 152 x 229 mm)