Heronjtë mitikë, shëmbëlltyrat e klasikes së moçme e deri te ato të bashkëkohësve, gjurmët, atdheu, mërgimi, heshtjet, dashuria dhe urrejtja, acari i dhunës, prerjet etnike me kufij në mes, tmerret, rrënojat, traditat, mbetjet arkeologjike, nëna, gruaja, bukuroshet, elegjitë familjare e kombëtare, vetmitë si fat personal dhe kolektiv, pamjet e shkretëtirta në kohë lufte, të masakruarit e të zhdukurit, pritjet ironike kolektive (“Kosovë prit”), robërit e luftës, kujtimet dhe evokimet në pagëzimet e fjalës, poetët, - janë të shpërndara tej e tej nëpër faqet e librit. Lirika e burgut dhe lirika e lirisë. Vendqëndrimet a stacionet e jetës: Kosova, Shqipëria, burgu, mërgimi... Dhe popullohen nëpër të gjithë librat e leximit tonë nacional, të cilin e shkruajnë jo vetëm poetët, po edhe arkeologët, historianët, publicistët, intelektualët, atdhetarët... të gjitha këto e përbëjnë atë klasikën e lëndës poetike edhe tek poeti Muharrem Kurti.
Details
- Publication Date
- Sep 27, 2011
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): MUHARREM KURTI
Specifications
- Format