
Nuk kishte hyrë asnjëherë në këtë kafene dhe kjo i shkaktonte një emocion të çuditshëm si ankth i së panjohurës. I dukej se sapo të hynte brenda e të shkundte ujin nga çizmet e zeza e kapardinën gri, karriget do bënin një zhurmë rrënqethëse të gërvishjes së çimentos dhe gjithë ata sy kureshtarë do ktheheshin nga ajo dhe do e përpinin në rrethin e të zezës së syve. Sytë e tyre si gavra të hapura mbi mure betoni do e mbulonin dhe ajo me atë brishtësinë dhe pasigurinë e saj do të përthyhej nga ndrojtja si një degë e thyer plepi nga një furtunë e madhe dimri.Në dimër asaj i rishfaqej në ëndërr Ofelia. Në errësirë këndonte vargjet e poetit;
"Më se njëmijë vjet Ofelia e butë Lundron,
si vegim i bardhë, në lumin e zi.
Më se njëmijë vjet kjo e çmendur e urtë
I pëshpërit puhizës romancën e saj gri
– Dhe rrezeve yjore, Poeti thotë ndërkaq,
Se natën kërkon lulet që këpute ti,
Dhe se mbi ujë ka parë, shtrirë vellos së gjatë,
Që si zambak lëkundej e bardha Ofeli."
Details
- Publication Date
- Jun 19, 2018
- Language
- Albanian
- Category
- Fiction
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): SHQIPONJA DURO
Specifications
- Pages
- 150
- Binding Type
- Paperback Perfect Bound
- Interior Color
- Color
- Dimensions
- A5 (5.83 x 8.27 in / 148 x 210 mm)