Author Spotlight
Fatmir Terziu' s Books and Publications
Eagles' Voices
More Detail
Eagles' Voices By Fatmir Terziu
Hardcover: List Price: $78.90 $19.72 You Save: 75%
Ships in 5–7 business days
. . . . .
 This item has not been rated yet
A WINDOW INTO ALBANIAN POETRY

The point has previously been made in many academic studies that media and poetry are... More > recognised as the salient aspect of culture and, of course, the culture is a significant aspect of identity. From my point of view and from my long experience in Albanian media I found that identity could also be seen to be constructed through social interactions and political and cultural interests (and therefore is classless and shifting), rather than being a fixed entity. For example, in considering the involvers within media and poetry, the following questions need to be addressed:
1. Who are they?
2. How do they see themselves?
3. How do they see each other?
4. Are there any discrepancies between how they perceive themselves and how they are perceived by another party or other parties in the interaction?
With these authors I have tried to identify the importance of knowledge as the window for Albanian poetry. < Less
KOHEBOTA
More Detail
KOHEBOTA By Fatmir Terziu
Paperback: List Price: $23.96 $11.98 You Save: 50%
Ships in 3–5 business days
. . . . .
 This item has not been rated yet
TERZIU, POET I KOHËS MODERNE,
NJË LORKA I VËRTETË


Në kufijtë e tyre operohen fjalët e tepërta. Largimi në kohë... More >
për të lexuar veprën tënde, është i nevojshëm. Më mirë pak e
saktë. Parfumi më i mirë ndodhet në shishe të vogla. Në çdo krijim,
sidomos në poezi, njeriu i bën pyetjen vetes: ç’gjë të re, të pathënë
i lashë këtu njeriut, poetit të kohës moderne! E tepërta në art
hiqet lehtë e pa dhimbje, si prerja e thonjve. Po nuk je me mendimin
tim të çiltër, merr vetëm sinqeritetin e njeriut që të do të mirën e
artit të gjatë.

Agim Shehu < Less
KRITIKA  NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare- Pjesa e Dytë
More Detail
KRITIKA NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë... By Fatmir Terziu
Hardcover: $46.44
Ships in 5–7 business days
* * * * *
 (2 Ratings)
Duke përdorur me profesionalizëm lentet e strukturave konceptuale më të përpunuara mbi modernizmin dhe pasmodernizmin,... More > Terziu zbulon edhe lidhjet e qenësishme të arritjeve më të vyera të tregimtarisë shqiptare të ditëve tona jo vetëm me rrjedhat përkatëse të modernitetit, por edhe me nektarin e papërsëritshëm të gurrës rrëfimtare të krijimtarisë folklorike të shqiptarëve. I çliruar nga ankthet e paragjykimeve ideologjike dhe si një “gjeolog” i sprovuar Fatmir Terziu gjurmon mineralin e vërtetë artistik, jo vetëm në dritën e diellit e në regëtimet e hënës, por edhe në terrin e natës. Si të thuash, ai është i pajisur me busullën teorike që e orienton drejt mineralit artistik të çdo kohe dhe kudo që të ndodhet. (Prof. Dr. Zyhdi DERVISHI) < Less
POEZIA, ‘HARAÇI’ TJETËR PËR KOHËRAT
More Detail
POEZIA, ‘HARAÇI’ TJETËR PËR KOHËRAT By Fatmir Terziu
Paperback: List Price: $32.49 $8.13 You Save: 75%
Ships in 3–5 business days
* * * * *
 (1 Rating)
Iliriana s’ndjek asnjë modë: në vitet e shumta të krijimtarisë së saj poetike mbeti gjithnjë vetvetja. Mund të... More > perifrazoj këtu një nga poezitë e saj: ”Jam e mbetem Ofeli”, domethënë një qenie fine dhe e ndjeshme. Iliriana s’e përkuli poezinë e vet ndaj rregullave të hekurta të “realizmit socialist”, nuk iu tremb shprehjes së sinqertë të ndjenjave të veta, të kontrolluara rreptësisht në atmosferën e diktaturës.
Klara Kodra < Less
NOLI  E  KONICA
More Detail
NOLI E KONICA By ANTON ÇEFA
Paperback: List Price: $37.15 $9.29 You Save: 75%
Ships in 3–5 business days
. . . . .
 This item has not been rated yet
Studiuesi dhe krijuesi shqiptar, Anton Çefa, vjen në mesin e lexuesve të kualifikuar me një mori esesh, në librin e tij... More > të ri studimor “NOLI E KONICA”. Është një përkushtim e hershëm i autorit, që mes njohurive të tij vendos edhe të pathënën, të veçantën e të domosdoshmen në njohjen e mirëfilltë të këtyre dy figurave me kënd diamanti në krijimtarinë shqiptare. Duke rimarë udhëtimin imagjinar në lidhjen edakuate të krijimtarisë së Nolit dhe Konicës, studiuesi Ndalet së pari në “Vokacionet dhe “kontradiktat” e Nolit” < Less
JETA MË HYN NË POEZI
More Detail
JETA MË HYN NË POEZI By Arqile Gjata
Paperback: List Price: $16.24 $8.13 You Save: 50%
Ships in 3–5 business days
. . . . .
 This item has not been rated yet
Krejtësisht e paprofetizuar prej meje dhe prej miqve rrotull nesh ky vertikalitet gjatë përjetimeve të fillimit, kur... More > dukej sikur autori sapo filloi bëlbëzimet.
Arqile Gjata është sot, sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të pashprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në bashkëjetesë artistike me detajin poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës deri në daljen ku ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit poetik.
Nuk ndodh asnjë çudi sikur ta shohim nesër në majat më të larta, atje ku shpatojnë vetëtimat …
Novruz Abilekaj < Less
NJË ESSE PËR JETËN
More Detail
NJË ESSE PËR JETËN By Arqile Gjata
Paperback: $18.50
Ships in 3–5 business days
. . . . .
 This item has not been rated yet
Libri me kritika dhe mendime që hedh në treg për lexuesin, Arqile Gjata, është një ridimensionim i fjalës së pjekur,... More > një rishtrim i dijeve dhe njohurive që ka ky autor, jo vetëm si krijues, por edhe si trajtues i vlerave në artin e fjalës. Kësisoj në këtë vëllim bashkëudhëtojnë mendimet për krijues e krijimtari të thekshme të autorit, që nisn me “Një ese për jetën” e bitisin mes dhjetra analizave të tjera ku emrat e Gjozajt, Hyzotit, Gjokës, Lekës, Terziut, Zybës, Hoxhës, Budurrit, Kyçykut, Avdulit, Qirinzidhit, Kadares, Agollit, Koreshit, Arapit, Spahiut, Abilekajt, Martikos, Kullit, Moisiut, Meçajt, Janit, Jovanit, Goros, Xhulit, Selimit, Ramadanit, Bregut etj janë jo vetëm prekje e tematikave dhe mendimeve të gjera por edhe një angazhim që çon me një dihatje të thellë në labirinthe të njohura e të panjohura më parë. < Less
Një sy pas në letërsinë për fëmijë
More Detail
Një sy pas në letërsinë për fëmijë By Fatmir Terziu
Paperback: $31.75
Ships in 3–5 business days
* * * * *
 (1 Rating)
Në krijimtarinë letrare shqipe të letërsisë për fëmijë, mund të thuhet se vitet 1978-1979-të kanë qenë vite ku... More > kjo risi e krijimtarisë aktivizoi një numër të konsiderueshëm autorësh. Vetëm nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në vitin 1978 në letërsinë artistike shqipe, u përfshinë autorë si L. Arapi me “Pse Petriti mbeti prapa?”, B. Bajraktari me “Një përrrallë për motrën e vogël të Mikenit”, M. Bala me “Boçëzat e bardha”, B. Balliçi me “Moj e vogla, moj e mira”, A. Bishqemi me “Drugdhendësi i vogël” dhe “Fidani i dardhës”, P. Bjedi me “Kantieri në festë”, G. Bushaka me “Çufoja dhe bubi kaçurrel”, Xh. Bushati me “Hyni në çadrën time”, F. Cakaj me “Jam bir i poppullit tim”, H. Ceka me “Gëzim i motrave”, F. Çakërri me “Ç’u bë bora”, S. Çakshiri me “Në pyll buzë rrjedhës”, M. Çullhaj me “Fitorja e milingonave”, B. Dedja me “Republikën Popullore Socialiste mbrojmë”, V. Dilo me “Bekçiu i fshatit” dhe O. Grillo me “Ai që mundi perandorin”. < Less
KADARE DHE KULTURA E KUJTESES
More Detail
KADARE DHE KULTURA E KUJTESES By Fatmir Terziu
Paperback: $55.68
Ships in 3–5 business days
* * * * *
 (1 Rating)
Në fillim duhet të sqarohet së paku shkurtimisht se çfarë përcakton një njeri të quhet disident, apo kush mund të... More > jetë një i tillë. Sipas përcaktimit filozofik të këtij termi fjala “Disident” mer kuptime të ndryshme në sisteme të ndryshme shoqërore dhe politike. < Less
SAGA E NJË GRUAJE
More Detail
SAGA E NJË GRUAJE By SHPRESA VRANARI
Paperback: List Price: $12.82 $8.98 You Save: 30%
Ships in 3–5 business days
. . . . .
 This item has not been rated yet
Kështu mes kësaj aritmetike jetëkushtuese titulli i “Saga e një gruaje” është alegoria e një figuracioni të... More > plotë që udhëton mes rreth treqind faqeve të librit. Shpresa Vranari shkruan dhe zbulon tërë ritmin jetik të ndodhive edhe thjesht “Duke pirë kafe”, edhe duke kërkuar “Falje për veten”, por edhe duke rishtruar “Takim pas vitesh”, apo edhe duke i dhuruar lexuesve edhe ‘Pikturat e Ruthit’. Kjo është jetëudhesa e autores tek “Saga e një gruaje” kur sjell “Kur endrrat thyhen ne copera diamanti”, “Rekuiem”, “Dyzim”, “Pema gjenealogjike e Mrs.Thomson”, “Pasdite gushti”, “Violinisti i metrosë”, “Magdalena dhe Antonia”, “Magjistarja e pyjeve”, “Ja që ndodh edhe kështu “, “Përmendore dashurie” apo edhe kur na sjell “Esse mbi dashurinë” dhe kur na rishkruan kujtesën e saj “Kur u takova me Teodor Laçon”. < Less
 1  2  3  >  >>total of 3 pages