PELEGRINËT E DIJES

PELEGRINËT E DIJES

SONETE

VonArjol Lluka

Dieses E-Book entspricht möglicherweise nicht den Standards zur Barrierefreiheit und ist eventuell nicht vollständig mit unterstützenden Technologien kompatibel.
Ky është vëllimi im numër 2 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë. Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri. 79 Bukuria jote magjepsëse, Me tipare të jashtëzakonshme, Gjithë meshkujve të kësaj bote, Ua turbullon keq fare mendjen. Ka një gravitet tepër të lartë, Që tërë sytë i mbledh rreth vetes, Një fuqi të madhe tërheqëse, Që i bën zemrat të marrin flakë. Ka një pamje shumë fantastike, Si ndonjë pikturë përrallore, Të krijuar nga qenie hyjnore, Me forma dhe ngjyra të paarritshme. Një ëndërr me të vërtetë e rrallë, Që e shndërron mizerjen në parajsë. 116 Pelegrinët e dijes, librin, Kanë tempullin e tyre të artë; Veç me atë u kënaqet shpirti, Dhe e ndiejnë veten në parajsë. Tek ai e gjejnë lumturinë, Paqen shpirtërore dhe gëzimin; Atje e marrin diturinë, Nënën që ka lindur qytetërimin. Në botën e tij fantastike, Plot të panjohura dhe mistere, Me nektar dhe ambrozë magjike, Me një shije vërtet marramendëse. Një vend ku mbretërojnë mendjelartët, Që përleshen keq me injorancën. 140 Luaj, o bonbone, pa komplekse, Dhe çlirohu nga të gjitha tabutë, Sepse çdo gjë lejohet në luftë, Dhe në krevat kur dashnorët ndeshen. Mos u ndiko nga paragjykimet, Dhe mentalitetet idiote, Që i trumbetojnë mendjet boshe, Dhe disa qelbësira meskine. Mos e refuzo kënaqësinë, Dhe emocionet e papara, Se të përgojojnë ca debilë, Të infektuar nga injoranca. Gëzoje pa pushim këtë jetë, Sepse të jepet vetëm një herë.

Details

Veröffentlicht am
Jul 31, 2024
Sprache
Albanian
Kategorie
Poesie
Copyright
Alle Rechte vorbehalten - Standard-Urheberrechtslizenz
Autoren/Mitwirkende
Von (Autor): Arjol Lluka

Spezifikationen

Format
EPUB

Bewertungen & Rezensionen