MËNYRA MË EFEKTIVE

MËNYRA MË EFEKTIVE

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

PorArjol Lluka

Es posible que este libro digital no cumpla las normas de accesibilidad y no sea totalmente compatible con las tecnologías de asistencia.
Ky është vëllimi im numër 18 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Mënyra më efektive”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 7142. Shpesh mënyra më efektive, Për ta tejkaluar një dashuri, Është të krijosh një lidhje, Me një tjetër individ. 7171. Të vjen gjithnjë të gajasesh, Kur shesin pordhë dhe mend, Disa qenie injorante, Që nuk vlejnë asgjësend. 7199. Paraja ka korruptuar, Dhe do të korruptojë, Gjersa ka për të ekzistuar, Njeriu në këtë botë. 7230. Njeriu nuk duhet ta evitojë, Kënaqësinë në këtë botë, Sepse ajo të bën kurdoherë, Ta duash jashtë mase jetën. 7258. Nuk e ka asnjë krijesë, Monopolin e diturisë, Prandaj njeriu përherë, Duhet të mësojë nga të gjithë. 7292. Indiferenca në ca raste, Është një armë më e mirë, Sesa miliona sharje, Me një inat shumë të frikshëm. 7321. Nuk të përfill shumë, Në përgjithësi mileti, Kur e ke të sëmurë, Gati gjithmonë xhepin. 7350. Nuk duket asnjëherë vlera, E librave shumë të mëdhenj, Nga shitjet me sasi të tepërta, Që realizojnë shpesh në treg. 7379. Turma thuajse gjithmonë, Mbahet me dajak dhe frikë, Dhe sikur ta zotërojë, Kulturën me shumicë. 7412. Disa tipa janë të gatshëm, Të lëpijnë shpejtas edhe mutin e baltën, Që të marrin ndonjë post të mirë, Me të cilin të mburren para njerëzisë. 7440. Ca shtete harxhojnë miliona, Për disa aktivitete të kota, Dhe nuk u japin asnjë qindarkë, Ca njerëzve tepër mendjelartë. 7469. Do të ishte tepër bajate, Me të vërtetë kjo dynja, Po mos të kishte rreth e përqark, Shumë kurvicka elegante. 7504. Edhe sikur t’i kenë me thasë, Disa pasanikë paratë, Prapë nuk do ta arrijnë kurrë, Zulmën e ca njerëzve të urtë. 7559. Me fjalë ca udhëheqës, Shëmbëllejnë mu si engjëj, Por me veprime dhe vepra, Janë si bisha të egra.

Detalles

Fecha de publicación
Jul 29, 2024
Idioma
Albanian
Categoría
Educación e idioma
Copyright
Todos los derechos reservados - Licencia estándar de copyright
Contribuyentes
Por (autor o autora): Arjol Lluka

Especificaciones

Formato
EPUB

Calificaciones y comentarios