RREZE DRITE

RREZE DRITE

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

PorArjol Lluka

Es posible que este libro digital no cumpla las normas de accesibilidad y no sea totalmente compatible con las tecnologías de asistencia.
Ky është vëllimi im numër 1 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Rreze drite”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 8. Ata që kujtojnë se janë, Më të zotët për diçka, Duhet ta dinë se ka, Edhe më të mirë se ata. 30. Ai që do të ketë, Librat shokë, Kurrë s’do ta ndiejë, Shpirtin e tij bosh. 66. Fjalët e mençura, Janë si rreze drite; Kush ushqehet me to, Do të mbushet me virtyte. 99. Në ato shoqëri, Ku s’ka vlerë njeriu, Do të sundojë gjithnjë, I poshtri dhe i ligu. 155. Të gjithë i nëpërkëmbin, Njerëzit pa dije, Sepse janë si gjella, Që s’ka asnjë shije. 247. Meritokracia e vërtetë, Është thjesht një iluzion, Që njerëzit e drejtë, Vazhdimisht e ëndërrojnë. 308. Femra e bukur, Dhe budallaqe të jetë, Prapë rrjetën e saj, E mbush plot me peshq. 346. Mos t’ju gënjejë mendja, Se jeni ju qendra e botës; Këtë e besojnë vetëm, Budallenjtë dhe idiotët. 393. Vlerat e njeriut, Nuk i tregon kombësia, Por aftësitë që ka, Dhe veprat e tija. 419. Gjithë kombet e përparuar, Për të arritur atje ku janë, Gjithnjë dijen e kanë nderuar, Duke e ngritur në piedestal.

Detalles

Fecha de publicación
Sep 15, 2023
Idioma
Albanian
Categoría
Educación e idioma
Copyright
Todos los derechos reservados - Licencia estándar de copyright
Contribuyentes
Por (autor o autora): Arjol Lluka

Especificaciones

Formato
EPUB

Calificaciones y comentarios