ENIGMA
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
VonArjol Lluka
Dieses E-Book entspricht möglicherweise nicht den Standards zur Barrierefreiheit und ist eventuell nicht vollständig mit unterstützenden Technologien kompatibel.
Ky është vëllimi im numër 29 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Enigma”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
11762.
Disa tipa pandehin,
Se meqë kanë shumë para,
Atyre njerëzit,
Do t’iu bëjnë gjithmonë temena.
11790.
Njeriu fsheh brenda vetes,
Shumë smirë dhe ligësi,
Ndonëse herë pas here,
Nuk e shfaq publikisht.
11819.
Shpesh disa politikanë,
Kur synojnë vota për të marrë,
Hiqen si tepër të afërm,
Dhe thuajse njësoj me masën.
11849.
Edhe disa ordinerë,
Bëhen të rëndësishëm,
Kur u rastis ndonjëherë,
Të marrin shumë pozitë.
11881.
Disa parti shpeshherë,
Nuk janë veçse disa mjete,
Në duart e ca njerëzve,
Për t’u bërë të pushtetshëm.
11918.
Morali më i lartë,
Lind nga thellësitë e ndërgjegjes,
Dhe asnjëherë nga fjalët,
E disa njerëzve.
11950.
Nuk shtyhet asnjëherë jeta,
Me qarje dhe ankime,
Ndaj dhe ca gjëma të vërteta,
Me kohën kapërdihen.
11977.
Në përgjithësi humanët,
Janë egërsira,
Sado që shpesh vënë maskën,
E krijesave të mira.
12022.
Në shumë raste në këtë botë,
Mund të pëlqehen më tepër ca pallavra,
Sesa disa mendime që të mençurojnë,
Dhe të çojnë drejt majave të larta.
12052.
Në përgjithësi femrat,
Që kanë shumë pretendime,
I bombardojnë me rrena,
Mburrje, lajka dhe shtirje.
12084.
Shpeshtas disa veta,
Përdorin paranë,
Për t’i matur vlerat,
Që ca persona kanë.
12111.
Nuk mund të ngjitesh dot,
Në ca maja të madhërishme,
Nëse nuk investon,
Për edukimin dhe dijen.
12155.
Vërshojnë me shumicë,
Gënjeshtrat drejt masave,
Atëherë kur vijnë,
Fushatat elektorale.
12177.
Faktikisht gjenialiteti,
Është një mister dhe enigmë,
Që as vetë gjenitë,
Nuk ia zbulojnë dot tërësisht thelbin.
Details
- Veröffentlicht am
- Dec 10, 2024
- Sprache
- Albanian
- Kategorie
- Bildung & Sprache
- Copyright
- Alle Rechte vorbehalten - Standard-Urheberrechtslizenz
- Autoren/Mitwirkende
- Von (Autor): Arjol Lluka
Spezifikationen
- Format
- EPUB