FLAKA E DASHURISË
SONETE
VonArjol Lluka
Dieses E-Book entspricht möglicherweise nicht den Standards zur Barrierefreiheit und ist eventuell nicht vollständig mit unterstützenden Technologien kompatibel.
Ky është vëllimi im numër 4 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
211
Merre lirën, e dashur muzë,
T’ia fillojmë një kënge bashkë,
Për momentet e bukura shumë,
Që ndodhin në jetën tonë të vrazhdë!
T'i harrojmë për disa minuta,
Vuajtjet, brengat dhe mjerimin,
Të kalojmë ca çaste të lumtura,
Nën tingujt magjepsës të frymëzimit!
Të fluturojmë lart nëpër qiej,
Si ata zogjtë e ngazëlluar,
Që megjithëse s’kanë asgjësend,
Nuk i shikon kurrë të trishtuar!
Të gëzohemi fort si fëmijët,
Që për halle s’duan t’ia dinë!
244
Ku je, o eksploziv i tmerrshëm,
Që ma bën zemrën mijëra copa,
Të ta eksploroj trupin njëherë,
Se përndryshe do më hajë mortja?
Të të hedh në rrjetë si merimanga,
Pastaj të të bombardoj me puthje,
Të përjetosh pa pushim orgazma,
Dhe ndjesi të paimagjinueshme!
Të marrosesh nga kënaqësia,
Dhe emocionet e papara,
Të shkosh ku ndodhet lumturia,
Dhe vendet ku mbretëron ekstaza!
Të shijosh fort nektarin e jetës,
Që e kërkojnë miliona njerëz!
274
Nuk vdes kurrë shpresa njerëzore,
Sido që të vijnë gjërat në jetë,
Se është një forcë misterioze,
Që buron nga shpirti ynë thellë.
Na shoqëron deri çastin e fundit,
Dhe jep kurajë e optimizëm,
Na ndihmon ta harrojmë pluhurin,
Që bie sipër nesh çdo ditë.
Na bën të ëndërrojmë pa pushim,
Dhe kur nuk duket fare dielli,
Të përballojmë çdo vështirësi,
Dhe nga asgjësend të mos trembemi.
Një ndjenjë që ta zbukuron botën,
Dhe të bën entuziast gjithmonë.
Details
- Veröffentlicht am
- Aug 11, 2024
- Sprache
- Albanian
- Kategorie
- Poesie
- Copyright
- Alle Rechte vorbehalten - Standard-Urheberrechtslizenz
- Autoren/Mitwirkende
- Von (Autor): Arjol Lluka
Spezifikationen
- Format
- EPUB