ILAÇI MAGJEPSËS

ILAÇI MAGJEPSËS

SONETE

VonArjol Lluka

Dieses E-Book entspricht möglicherweise nicht den Standards zur Barrierefreiheit und ist eventuell nicht vollständig mit unterstützenden Technologien kompatibel.
Ky është vëllimi im numër 5 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë. Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri. 281 O xhevahir i klasit të parë, Që habit mbretër dhe perandorë, Kur do t’i falësh një shikim të ngrohtë, Fytyrës sime shumë të vrarë? Nuk të kërkoj, o yll, asgjë tjetër, Veçse ca buzëqeshje të ëmbla, T’i harroj disa minuta brengat, Që më mbush kjo botë e egër! Të ndiej në zemër emocionet, Që të jep zjarri i dashurisë, Që e gëzon pamasë njerëzinë, Dhe të çon në vende përrallore! E di që ke plot kërkesa çdo ditë, Por merre parasysh dhe këtë dëshirë! 307 O bakllava, e mbushur plot me sherbet, Me një ëmbëlsi të jashtëzakonshme, Nuk ka minutë që të mos kem qejf, Ta provoj shijen tënde të pashoqe. Je e dëshirueshme nga çdokush, Dhe mbretëron në mijëra ëndrra; Tërë meshkujt për ty digjen si prush, Dhe u turbullohet keqas mendja. Je një tundim i parezistueshëm, Që të eksiton vërtet pamasë, Me një nur kaq të mrekullueshëm, Saqë të bën në moment të shtangësh. Do të jetë me fat ai njeri, Që do t’i jepet kjo mundësi. 345 Nuk e ul veten, o njeri, në jetë, Nëse lëvdon gjërat e bukura; Veçse thua hapur të vërtetën, Me sinqeritet dhe pa furça. Nuk të ndyhet personaliteti, Po vlerësove diçka të hijshme; Dhe po u shpërfill nga mileti, Diamantit vlera nuk i bie. Mos u bëj si ca skutha të vegjël, Që u hedhin xhevahireve baltë, Se nuk bëhen dot asnjëherë, Thërrime me llafe malet e lartë. Çdo vepër arti në këtë botë, Veç vlera që ka mund ta hedhë poshtë.

Details

Veröffentlicht am
Aug 12, 2024
Sprache
Albanian
Kategorie
Poesie
Copyright
Alle Rechte vorbehalten - Standard-Urheberrechtslizenz
Autoren/Mitwirkende
Von (Autor): Arjol Lluka

Spezifikationen

Format
EPUB

Bewertungen & Rezensionen