JETA NJERËZORE
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
VonArjol Lluka
Dieses E-Book entspricht möglicherweise nicht den Standards zur Barrierefreiheit und ist eventuell nicht vollständig mit unterstützenden Technologien kompatibel.
Ky është vëllimi im numër 12 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Jeta njerëzore”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
4622.
Do të ishte shumë boshe,
Padyshim jeta njerëzore,
Pa bërë qyfyre dhe shaka,
Dhe duke ndenjur si një varr.
4642.
Të injorosh traditën,
Në disa fusha të jetës,
Do të thotë të shpërfillësh,
Një mal me eksperiencë.
4660.
Të rëndësishëm nuk të bëjnë,
Konsideratat e njerëzve,
Por mendimet që ke thënë,
Në disa copa letre.
4691.
Të hapet barku gjithmonë,
Kur hiqen si vipa dhe koka,
Disa njerëz mediokër,
Me aftësi të rëndomta.
4740.
Shpesh disa njerëzve,
U kruhet prapanica vetë,
Prandaj dhe herë pas here,
E pësojnë në jetë.
4765.
“Vidh, pasurohu dhe ik”:
Kjo është formula magjike,
Që zbatohet zakonisht,
Kur merren postet qeverisëse.
4784.
Shpeshherë është një gjë e mirë,
Të jesh neutral,
Se nuk mërzitesh asnjë çikë,
Se kush del fitimtar.
4831.
E kanë tepër të vështirë,
Njerëzit fisnikë dhe mendjelartë,
T’i lajkatojnë dhe lëpijnë,
Pushtetarët si disa zagarë.
4846.
Disa njerëz e provokojnë,
Vetë në këtë botë përbuzjen,
Sepse sillen dhe veprojnë,
Pa asnjë lloj edukate dhe kulture.
4858.
Në qoftë se një shkrimtar i madh,
I fut në shumë gjëra hundët,
Atëherë do të vijë një çast,
Që do të shpërfillet prej turmës.
4869.
Të gjithë i admirojnë,
Njerëzit shumë të fortë,
Që i përballojnë problemet,
Me humor dhe buzëqeshje.
4889.
Me disa individë,
Që nuk të hahet muhabeti,
Është mjaft e vështirë,
Të bëhesh mik prej vërteti.
4919.
Politikanët që deklarojnë,
Se do ta pasurojnë shpejt një vend të mjerë,
Në përgjithësi mashtrojnë,
Me synim që pushtetin të rrëmbejnë.
4958.
Një njeri tepër i urtë,
Duket shpeshherë edhe nga fakti,
Që nuk i fut shumë hundët,
Në gjëra që s’i përkasin.
5003.
Nëse dikush nuk dëshiron,
Të thithë dituri,
Atëherë kot sa ta detyrosh,
Të mësojë me pahir.
5040.
Ca individëve kot sa t’ua thuash,
Në jetë disa gjëra,
Nëse vështirësohen për t’i kuptuar,
Dhe nuk ua rrok dot mendja.
Details
- Veröffentlicht am
- Jun 20, 2024
- Sprache
- Albanian
- Kategorie
- Bildung & Sprache
- Copyright
- Alle Rechte vorbehalten - Standard-Urheberrechtslizenz
- Autoren/Mitwirkende
- Von (Autor): Arjol Lluka
Spezifikationen
- Format
- EPUB