Ankimi i Luciferrit

Ankimi i Luciferrit

VonPetraq Risto

Normalerweise in 3-5 Werktagen gedruckt
Petraq Risto, me një krijimtari poetike gjysmëshekullore, me libra të botuar në disa vende të Botës, vjen para lexuesit me përmbledhjen e re poetike “Ankimi i Luciferrit”, ku do të gjeni poema dhe cikle të shkruara në tre vitet e fundit. Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, Risto ka një këndvështrim origjinal, përjetime metaforike të një shkalle sipërore: Jeta ka shtrirjen e një simfonie, Koha na shpërfaqet me dallgëzime oqeanike. Në libër do të gjeni ciklet poetike apo poemat me frymëmarrje të gjerë si: Mollëzat, Lojë shahu nr. 2 me Uitmanin, Wikipandemi, Labirint me erë, me njolla dhe me hapa të marrësh, Sindromi i sindromeve, Hipnozë në dimër, Bleva një orë rëre në eBay, Pse tre, po sa?, Unë përdor lotët për dylbi, Harta memece e të ardhmes, Ndonjëherë bëhemi të verbër, Kolombi në Bahamas, Asnjë lumë nuk derdhet në pasqyrë, Ankimi i Luciferrit, etj. Ky autor, veçanërisht në këto tre dekadat e fundit, ka qenë nga përfaqësuesit më dinjitoz të poezisë shqipe. I thjeshtë dhe pse i figurshëm, komunikues dhe pse surealist e me imazhe fantastike, ai i afrohet të vërtetës me ligjet e një magjistari sugjestionues. Është kjo arsyeja që poezia e tij pëlqehet jo vetëm në vendin e tij, Shqipëri, por edhe në ShBA, ku ai jeton si qytetar amerikan dhe merr pjesë aktive në veprimtaritë letrare, boton libra dhe poezi të veçanta në revista të specializuara.

Details

Veröffentlicht am
Sep 7, 2020
Sprache
Albanian
ISBN
9781716601088
Kategorie
Poesie
Copyright
Alle Rechte vorbehalten - Standard-Urheberrechtslizenz
Autoren/Mitwirkende
Von (Autor): Petraq Risto

Spezifikationen

Seiten
347
Bindung
Paperback Paperback
Farbe für den Innenteil des Buches
schwarz & weiß
Abmessungen
US Trade (6 x 9 Zoll / 152 x 229 mm)

Schlagwörter

Bewertungen & Rezensionen