IDEALIZMI

IDEALIZMI

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ParArjol Lluka

Cet ebook peut ne pas être conforme aux normes d'accessibilité et ne pas être totalement compatible avec les technologies d'assistance.
Ky është vëllimi im numër 19 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Idealizmi”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 7561. Edhe ata që konsiderohen, Si tepër të aftë dhe të zotë, Nuk mund të përjashtohen, Nga të gabuarit në këtë botë. 7591. Kjo botë ka qenë gjithmonë, E mbushur plot me mbeturina dhe plehra, Që mundohen t’i luftojnë, Njerëzit e zotë dhe me shumë vlera. 7625. Nuk e bën vendi dhe qyteti, Një njeri shumë të madh, Por shpirti e intelekti, Dhe dëshira për t’u ngritur lart. 7656. Mos prisni të flijohen për atdheun, Disa politikanë qelbanikë, Që e kanë mendjen vetëm për të vjedhur, Dhe t’i shumëfishojnë pasuritë. 7681. Edhe sikur tërë arin e botës, Ca njerëz trutharë të zotërojnë, Prapë kurrë nuk do t’ia arrijnë, T’i bëjnë veprat që ngjizin gjenitë. 7711. Tiranët e lëvdojnë dhe e mburrin, Me zjarrmi vazhdimisht vendin e tyre, Edhe sikur të jetë një gropë muti, Dhe nga mjerimi keqas i mbërthyer. 7736. Nuk i detyron dot ca njerëz, Me ty të dashurohen, Edhe sikur të kesh një vlerë, Vërtet të pazakonshme. 7770. Mos lejoni asnjë doktrinë fetare, T’ua privojë lirinë, Edhe sikur ta pëlqeni jashtë mase, Dhe të besoni me fanatizëm. 7807. Të puthin edhe bythën, Disa njerëz të pafytyrë, Kur i ke xhepat plot me para, Dhe zotëron një pushtet shumë të madh. 7840. Nuk janë të paktë ata njerëz, Që anëtarësohen enkas në parti politike, Që të bëhen më të pushtetshëm, Dhe ta përmirësojnë gjendjen ekonomike. 7876. Mos prisni kurrë ndihmë, Nga disa bythëqirë, Që ndihen së shpeshti, Si qendra e universit. 7903. Bota njerëzore është e mbushur, Plot me idiotësi dhe kotësi, Por që të cilat i bëjnë të lumtur, Shumë njerëz në përgjithësi. 7976. Bëhen shumë lehtazi servilë, Ca liderë të urryer, Për t’ia shtuar jetëgjatësinë, Pushtetit të tyre.

Détails

Date de publication
Aug 5, 2024
Langue
Albanian
Catégorie
Éducation & langues
Copyright
Tous droits réservés - Licence de copyright standard
Contributeurs
Par (auteur): Arjol Lluka

Caractéristiques

Format
EPUB

Notes & Avis