LUFTËTARI I LINDUR

LUFTËTARI I LINDUR

SONETE

DiArjol Lluka

Questo ebook potrebbe non soddisfare gli standard di accessibilità e non essere pienamente compatibile con le tecnologie assistive.
Ky është vëllimi im numër 12 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë. Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri. 771 Hapi, o lule, petalet e tua, Dhe dhuromë të lutem pak nektar, Sepse zemra më është shkrumbuar, Nga dëshira për të të puthur një çast! Mos më torturo shumë po deshe, Dhe nëma sherbetin që të kërkoj, Se nuk e di sa do të jem në gjendje, Këtë gjë sfilitëse ta duroj! Në qoftë se nuk ke qejf të ma japësh, Atëherë mund të ma thuash, Vetëm mos më lër në pritje gjatë, Dhe mos më bëj tej mase të vuaj! E di që e ke çikë të vështirë, Por në fund fare do të ndihesh mirë! 797 Nuk rri dot shpirti im pa i parë, Bukuritë e kësaj bote, Sepse ato e mbajnë gjallë, Dhe i falin shumë emocione. Do t’i dukej jeta një skëterrë, Pa këto mrekulli rreth e rrotull, Që të mbushin gjithnjë plot me shpresë, Edhe kur nga ca gjëra je i lodhur. Ia tërheqin gjithmonë vëmendjen, Dhe kur është tepër i mërzitur; E futin shpejt në botën e ëndjes, Dhe e lënë shpeshherë të habitur. Ato janë qershia mbi tortë, Dhe gjëja më magjepse që ekziston. 836 Po pse, o fat, më qëllon gjithmonë, Me shkelma, pëllëmba dhe grushta, Nuk më lë të më qeshë pak buza, Dhe e bën shpirtin tim të vajtojë?! Ç’fiton që ma bën jetën të zezë, Dhe më fundos thellë në dëshpërim, Sikur jam ndonjë demon dhe vampir, Që u pi gjakun njerëzve të tjerë?! Mos ndoshta do të më provosh se je, I pathyeshëm dhe i plotfuqishëm, Dhe mund të luash me njerëzinë, Ashtu si në cirk me zare një xhongler?! Mos kujto se do të nënshtrohem kollaj, Se kam lindur dhe do të vdes luftëtar!

Dettagli

Data di pubblicazione
Nov 3, 2024
Lingua
Albanian
Categoria
Poesia
Copyright
Tutti i diritti riservati - Licenza di copyright standard
Collaboratori
Di (autore): Arjol Lluka

Specifiche

Formato
EPUB

Recensioni e Valutazioni