Petraq Risto vjen para lexuesit shqiptar me vëllimin “I-magji-nata Lotus”. Libri është i kompozuar në dymbëdhjetë cikle dhe poema: “Lotus”, “Mbi një pikëz vese dritës i shket këmba”, “Do ta gjej rrugën”, “Të jetosh në skaj”, “Nata e fluturave Kafka vdekjeje”, “Karnavali magjik drejt Bermuda-s”, “Lojë shahu nr.3 me Uitmanin”, “Murtaja veçmas Shekspirit”, “I-magji-nata”, “Ajnshtajni në violinë”, “Lufta për kthimin e 0-s në 1”dhe “Rebus në pyll dhe në qytet".
Në fund të librit janë përfshirë dhe disa intervista, biseda, ese rreth krijimtarisë poetike të autorit.
Poezia e Petraq Ristos me thellësinë, ndjeshmërinë dhe shkëndijimet metaforike, ka fituar një status të veçantë në poezinë e sotme shqipe.
Autori me motivet dhe shqetësimet e tij bashkëvepron si një qytetar aktiv. Lirizmi buron natyrshëm në indet e poezisë, e bën atë më të gjallë, më të prekshme dhe më ndikuese. Siç shprehet autori: “Gjuha e poezisë është një përgjithësim tjetër, është një lloj shpërbërje e racionales, një diktim i metafizikës, realiteti përthyhet, hapësira paloset dhe koha mpikset si plagë, apo përsëritet si kujtesë. Poeti është një lloj piloti në “Makinën e Kohës”, e përjeton historinë me shpejtësinë e dritës, sfidon teorinë e relativitetit, fsheh bombën atomike në violinën e Ajnshtajnit, i shmang luftërat si avionë prej letre. Poezia ta ofron këtë magji".
Dettagli
- Data di pubblicazione
- Sep 13, 2022
- Lingua
- Albanian
- ISBN
- 9781387618262
- Categoria
- Poesia
- Copyright
- Tutti i diritti riservati - Licenza di copyright standard
- Collaboratori
- Di (autore): Petraq Risto
Specifiche
- Pagine
- 262
- Tipo di rilegatura
- Libro a copertina morbida Libro a copertina morbida
- Colore del contenuto
- Bianco e nero
- Dimensioni
- US Trade (152 x 229 mm)