Brenda së Vërtetës
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Kur e kupton jetën, e vlerëson njerëzimin, kur e vlerëson njerëzimin, do ta çmosh jetën. Dhe kur nuk e kupton vlerën e së vërtetës, do të kuptosh rëndësinë e saj. Sa të dobët janë njerëzit që e kanë zemrën të vdekur, trupin të gjallë, kurse turpin e ringjallur!
Si e mendon cilësinë e jetës, është shumë e rëndësishme, vetvetiu mendimet e përcaktojnë cilësinë e jetës. Premtoi vetes të jesh aq i fortë. sa që asgjë të mos mundë të shqetësojë paqen në mendjen tënde! Njeriu kur largohet nga e vërteta, i afrohet devijimit dhe ndodhet larg devotshmërisë, por nuk do të thotë se ka devijuar duke qëndruar tërësisht jashtë së vërtetës. Edhe pse është larg devotshmërisë, gjendet ende afër së vërtetës. Kjo është e vërteta e jetës dhe gënjeshtra e njeriut.
Sa shumë dëshmi kemi në jetë që na tregojnë se ekzistojnë edhe pse ne nuk i shohim.
1. Mendimet: Ti mendon, por nuk i sheh.
2. Ndjenjat: Ti ndien emocione, por nuk i sheh.
3. Aromën: Ti e nuhat erën, por nuk e sheh.
4. Hidhërimet: Ti ke dhembje, por nuk e sheh.
5. Gëzimet: Ti je i lumtur, por nuk e sheh.
Oksigjenin, esencën e jetës, atë që na mban të gjallë as nuk e shikojmë, as nuk mund ta prekim. Ne e pranojmë, e dimë që ekziston oksigjeni, sepse pa oksigjen nuk ka jetë, oksigjeni është edhe jeta. Por nëse ti nuk mund të bindesh për ekzistencën e Zotit pa e parë, si bindesh për oksigjenin që ekziston, duke mos e parë?! Të gjitha këto në formën fizike ne nuk i shohim, as nuk mund t’i prekim, por të gjitha ekzistojnë dhe gjenden me ne gjatë tërë jetës. Kjo dëshmon me plot mirëkuptim dhe bindje se njeriu nuk mund ta mohojë të vërtetën. Por edhe nëse e mohon, argumenti dëshmon të vërtetën. Nëse bëhesh armik i së vërtetës, dije se gënjeshtra të ka shpallur hero.
Është e vërtetë se disa gjëra na vrasin në shpirt, por ne bëhemi të fortë, tregohemi të qetë, sikur gjithçka është në rregull. Jeto duke shpresuar, sepse forca e Zotit është më e madhe se sa brengat që ke ti. Ndoshta ti mendon se toka të përket ty, por jo, ti i përket tokës. Në këtë jetë udhëtojmë me trupin tonë, kurse në botën tjetër udhëtojmë me shpirtin tonë. Porta e shtëpisë sonë hapet nga çelësi i duhur, por porta e Parajsës hapet nga veprat e mira. Pra qëllimi i vërtetë i jetës qëndron te ndërtimi i veprave të mira që do të mbesin përjetësisht. E, ti o njeri, bëhu çelësi i hapjes për të mirën dhe mbylljes për të keqen, sepse jeta e njeriut në këtë botë është sikurse në një treg, ku veprat janë malli i tij.
Details
- Publication Date
- Jun 26, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Religion & Spirituality
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Adem Gashi
Specifications
- Format