Mysafir i Ftuar
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Adem Gashi na sjell një pjesë të jetës të brezit të tij në fillim të viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur rinia e Kosovës, përjetoi drama e persekutime. Hapësira e shtigjeve të jetës shtrihet nga Prishtina në Sarajevë, Zenic, Dubrovnik, Split, Shibenik, Zadar, Rijeka, Lubjanë dhe mbyllet në Vjenë. Ajo që vijon është një udhëtim frymëzues i mbijetesës, elasticitetit dhe zbulimit të vetvetes ndërsa djaloshi lundron në sfidat e punës në treg dhe shitjes së biletave të ndeshjeve, pijeve joalkoolike dhe të tjera brenda stadiumit të futbollit F.C.Prishtina. Shkathtësia e rrëfimit nga autori ndriçon derisa ai përshkruan gjallërisht betejat emocionale të një djali të ri që po rritet përballë vështirësive.
Kur po largohesha nga Kosova thashë me vete:
“Atdheu im i shtrenjtë! Të gjeta me shumë plagë, po të lë me plot dhembje.
Një copë të dhembjes po e marr me veti, ndoshta plaga do të jetë më e lehtë për ty Kosova ime e dashur.
Në atdhe edhe bora qenka e ngrohtë, kurse në dheun e huaj edhe rrezet e diellit të ngrijnë.”
Libri lexohet me ëndje, jo vetëm për informacionin e shumtë, emocionet që krijon, por edhe sepse pasqyrohet një botë që sa vjen dhe zvenitet për arsye të globalizmit së pari,
e pastaj për shumë e shumë shkaqe të tjera në periudha të ndryshme...
Karakteri i shqiptarit të vërtetë shpaloset në çdo faqe të librit dhe del nëpërmjet veprimeve e mendimeve të personazheve.
Prandaj autori thekson:
Janë disa cilësi që vlerësohen më shumë te njeriu.
Mos e përbuz vullnetin tënd! Mos e prano brenda vetes humbjen e padëshiruar, vetëm se të ka trokitur në derën tënde. Humbja ka të drejtë të trokasë në çdo derë. Por mos harro: ke ti të drejtën ta pranosh e ta ftosh ose jo brenda pragut.
Të mos jetojmë vetëm për të ngopur barkun dhe të harrojmë të zbrazur thesarin në shpirtin tonë.
Mos i bëj njerëzit të pendohen pse të njohën, por bëji të pendohen pse të humbën.
Të bëhemi njerëz inkurajues, jo kritikues, të vëmë në dukje të mirën dhe ta largojmë lotin nga sytë e të tjerëve! Në asnjë rrethanë të mos bëhemi shkaktarë të rrjedhë loti nga syri i dikujt!
Më të lumtur mund të jemi vetëm atëherë kur e kemi një lot më pak në këtë jetë dhe një buzëqeshje më shumë në botë.
Njerëzit nuk mund ta ndryshojnë asnjëherë të vërtetën, por e vërteta mund t’i ndryshojë gjithherë njerëzit.
Bota është e mbushur plot me njerëz të mirë dhe ju, nëse nuk mund të gjeni një prej atyre, atëherë bëhu ti njëri prej tyre që të të gjejë ty dikush.
Details
- Publication Date
- Jun 26, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Biographies & Memoirs
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Adem Gashi
Specifications
- Format