BOTA E ËNDRRËS
SONETE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 18 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
1198
Eja, të lutem, o ëndrra ime,
Dhe bëmë të buzëqesh ca çaste,
Se ka shumë kohë që gëzimet,
Thuajse më kanë harruar fare!
Çliromë nga kthetrat e trishtimit,
Që ma dërrmojnë përditë zemrën,
Dhe ma shpartallojnë shpesh besimin,
Se do ta shijoj dhe unë jetën!
Çomë në botën e lumturisë,
Ku të shkëlqen fytyra gjithmonë,
Dhe çdo gjë të duket tërë dritë,
E bukur dhe vërtet magjiplotë!
Vetëm ti e ke atë fuqi,
Që mund të më bëjë të lumtur sërish!
1232
Ma trullos keq fare mendjen, o perri,
Me lojërat që bën shpesh në krevat,
Dhe nuk përshkruhet dot ajo lumturi,
Që me shtatin tënd shpeshherë më fal!
Janë njësoj si disa udhëtime,
Nëpër vende tepër përrallore,
Ku përjeton ca ndjesi magjike,
Që nuk i përkasin kësaj bote!
Ndonjëherë më duket vetja,
Sikur gjendem befas në një ëndërr,
Ku dehem pa pushim nga hareja,
Dhe sherbeti poshtë më ka vënë!
Janë realisht shumë fantastike,
Metodat që përdor një qejflie.
1250
Të gjithë njerëzit e gënjejnë,
Veten shpeshherë me iluzione,
Se kanë një shije përrallore,
Dhe të mbushin gjithmonë me shpresë.
Të tërë në këtë botë të lashtë,
Duan të ikin nga realiteti,
Që i bën shumë herë të vjellin,
Me pamjen e shpifur dhe të vrazhdë.
Është magjike bota e ëndrrës,
Sado të mos jetë e vërtetë,
Se çdo njeri bën atje përherë,
Çdo gjë që në realitet s’mund ta bëjë.
Është gjë fantastike të ëndërrosh,
Sepse ndjesi magjepse përjeton.
Details
- Publication Date
- Aug 19, 2025
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB