DASHURIA E VËRTETË
SONETE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 8 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
505
Është tepër i ëmbël pushteti,
Ndaj për të luftojnë shumë njerëz,
Se të mblidhet përreth shpejt mileti,
Dhe materien e fiton lehtë.
Për atë shpesh lindin kontradiktat,
Zënkat, aleancat dhe armiqësitë,
Bëhen plot vetë pa ngurrim servila,
Dhe e hedhin në plehra ndershmërinë.
Janë të paktë ata individë,
Që nuk ndikohen prej tij në jetë,
Sepse është një tundim i fuqishëm,
Që shpeshherë të prish nga mendtë.
Gjithsesi, ka ca shpirtra të lartë,
Që atij mund t’i bëjnë ballë.
518
Një buzëqeshje të më falësh ti,
Mua më zgjatet gjithmonë jeta;
Ndihem sikur do të rroj pambarim,
Dhe s’do të më prekë kurrë vdekja.
Kaq shumë më ngazëllohet shpirti,
Nga ky gjest që rrezaton dashuri,
Ta heq në çast çdolloj hidhërimi,
Dhe të mbush me hare e ëmbëlsi.
Është si një formulë magjike,
Që nuk shpjegohet dot nga shkenca,
Sado që bëhen gjithnjë studime,
Dhe kërkime të vazhdueshme.
Diçka vërtet e pazbulueshme,
Që të fut në mendime të thella.
555
O xixëllonja ime magjike,
Që më ndrin gjithnjë në terrin e natës,
Je gjëja më e bukur dhe sublime,
Që në jetë sytë më kanë parë!
Sa herë të shikoj më kap një ndjenjë,
Që ma gëzon jashtë mase shpirtin,
Dhe mund ta përjetojë rrallë herë,
Në këtë univers individi!
Më duket se kundroj ndonjë engjëll,
Që t’i shëron të gjitha plagët,
Dhe ta ëmbëlson tej mase zemrën,
Me buzëqeshjen e saj si mjaltë!
Shumë pak njerëz mund ta kuptojnë,
Këtë ndjesi tepër magjiplotë!
Details
- Publication Date
- Aug 24, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB