DASHURIA PRINDËRORE

DASHURIA PRINDËRORE

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 23 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Dashuria prindërore”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 9244. Të jesh shumë i mençur, Aspak nuk simbolizon, Se je i tredhur, Dhe nuk do të pallosh. 9273. Mërzitja, stresi dhe trishtimi, Janë pjesë të jetës humane, Dhe atyre asnjë lloj individi, Nuk mundet që t’u shmanget. 9302. Ndonjëherë të hapin barkun, Ca tipa shumë lapangjozë, Që fillojnë vrik të shesin pordhë, Kur ndonjë post kanë kapur. 9328. Dashuria prindërore, Është një ndër gjërat më madhështore, Që një qenie njerëzore, Mund të ndeshë rreth e rrotull kësaj bote. 9360. Njeriu duhet të kujdeset përherë, Që mos të bëhet për mëshirë, Se janë shumë të paktë ata njerëz, Që mund t’i vijnë në ndihmë. 9392. Një njeri shumë i mençur, Duhet të mësojë pareshtur, Nëse dëshiron të jetë, Në një nivel të lartë përherë. 9424. Përtacia mund t’i pengojë, Edhe njerëzit më inteligjentë, Që t’i realizojnë, Ato që synojnë në jetë. 9451. Shpesh gjatë kësaj jete, Sa më lart të ngjitesh, Aq më tepër u ndizet, Smira disa njerëzve. 9485. Është vërtet tepër e vështirë, Që t’ia ndryshosh mendjen grigjës, Kur i kanë bërë propagandë, Për një kohë shumë të gjatë. 9518. Çdo njeri ka të drejtë, Ta jetojë siç ka dëshirë jetën, Edhe sikur mënyra e tij, T’u duket ca njerëzve si idiotësi. 9556. Janë vërtet të rrallë, Njerëzit tepër të urtë, Që janë sqimatarë, Kacagjela dhe fodullë. 9607. Në sistemin demokratik, Votat e të paditurit dhe budallait, Kanë të njëjtën barazi, Me votat e të diturit dhe gjenialit. 9632. Popujt kanë zakonisht, Ca shprehje kaq brilante, Saqë do t’i kishin zili, Edhe mendjet më gjeniale. 9658. Disa herë nuk duhet të trishtohesh, Se ca synime nuk të realizohen, Sepse asnjë qenieje humane, Nuk i sendërtohen të gjitha planet.

Details

Publication Date
Aug 30, 2024
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews