DHURATA E ÇMUAR
SONETE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 13 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
851
Njëherë e një kohë ti, o plakaruqe,
Ishe tepër e bukur dhe e dëshiruar,
Por tani nuk të hedhin meshkujt as qurret,
Dhe je bërë vërtet për t’u mëshiruar.
Dikur ngjaje njësoj si një mbretëreshë,
Dhe zotëroje një shtat si të perëndive,
Kurse tashti je bërë mu si një breshkë,
Që mezi ecën dhe rënkon shpesh nga dhimbjet.
Asokohe shkëlqeje pa pushim si një yll,
Dhe të vinin me qindra nga pas përditë,
Por tashmë nuk të sheh thuajse asnjë me sy,
Dhe shumë njerëzve u dukesh si një shtrigë.
Ku i ke tash fodullëkun dhe krenarinë,
Që i kishe atëherë me shumicë?
876
Po nuk vuajti njeriu në jetë,
Nuk i kupton dot kurrë ca gjëra,
Të cilat duhet t’i përjetosh vetë,
Që të t’i zhbirojë thellë mendja.
Nuk mund ta njohësh mirë një zonë,
Nëse nuk e bredh atë me këmbë,
Sado për të shumë të të thonë,
Dhe një përshkrim të plotë t’i bëjnë.
Vetëm kur të ta prekë diçka dora,
Mund të flasësh për të me siguri,
Sepse ke mbi shpatulla përvoja,
Që të ndihmojnë të japësh një gjykim.
Është e kotë të shprehesh për detin,
Kur i ke dëgjuar veçse emrin.
905
Kur do të bëjmë bashkë ca aventura,
O krijesë me një pamje mbretërore,
Sepse një çast do të na mbulojnë rrudhat,
Dhe thuajse të gjithë do të na largohen?
Mos i lejo ti përrallat e moralit,
Të ta mbytin fantazinë e harlisur,
Se vetëm mendja boshe e injorantit,
Atyre me fanatizëm iu është bindur!
Lëre veten t’i shijojë kënaqësitë,
E kësaj bote plot mistere dhe enigma,
Se nuk e ke aq shumë të largët ditën,
Kur do të të gllabërojë errësira!
Realizoje tani çfarë ke në dorë,
Sepse pastaj mund të jetë tepër vonë!
Details
- Publication Date
- Nov 6, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB