DITA MAGJIKE

DITA MAGJIKE

SONETE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 9 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë. Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri. 561 Edhe trëndafilit më magjepsës, I vyshken një ditë petalet, Sepse asgjë në këtë jetë, S’i reziston dot kohës vrastare. Sado që ta ruash me kujdes diçka, S’e ndalon dot procesin e prishjes, I cili nuk pushon për asnjë çast, Dhe vazhdon pa kurrfarë mëshire. Nuk i llogarit shumë natyra, Lutjet dhe dëshirat njerëzore, Dhe as i vjen gjë keq për mynxyrat, Që u ndodhin shpesh disa popujve. Kështu është gatuar kjo botë, Dhe duhet t’i përshtatemi gjithmonë. 593 Të dashuroj vërtet pamasë, O lule e bukur plot me ngjyra, Sepse je si një thesar i rrallë, Që e bën vetëm njëherë natyra! Nuk më ka bërë asnjë femër tjetër, Të ndihem përbrenda kaq i lumtur, Dhe të më duket shpeshherë në jetë, Sikur në detet me nektar jam futur! Do të ishin shumë të mërzitshme, Ditët e mia pa prezencën tënde, O krijesë tejet fantastike, Që të fut gjithnjë në botën e ëndjes! Jam mashkulli më fatmadh në planet, Që zotëroj një të tillë ylber! 623 Është një ditë e bukur në vit, Që çdo njeri e kujton ngaherë; Është dita kur ai ka lind, Dhe ka ardhur në këtë jetë. Asnjë njeri nuk e harron atë, Sado të ketë shumë probleme, Sepse është e veçantë për të, Dhe ndihet në qendër të vëmendjes. Atëherë e kupton sa njerëz, Të duan dhe vlerësojnë vërtet, Për të cilët kishe menduar shpesh, Se nuk ta varin fare në jetë. Një ditë me të vërtetë magjike, Që e ka emrin ditëlindje.

Details

Publication Date
Aug 26, 2024
Language
Albanian
Category
Poetry
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews