FEJA
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 22 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Feja”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
8821.
Sado shumë objektiv,
Të jetë një njeri,
Ai do t’i shohë sërish,
Gjërat nga këndvështrimi i tij.
8854.
Feja për disa njerëz,
Është veçse një mjet,
Për të bërë lekë,
Dhe për të pasur pushtet.
8880.
Mos prisni t’i vlerësojnë,
Artistët shumë të mëdhenj,
Ca qeveritarë mediokër,
Që nga arti nuk marrin vesh.
8915.
Mundohuni që ta shmangni,
Zilinë ndaj të tjerëve,
Sepse gjithnjë do t’ju ngjalli,
Shumë mërzitje brenda vetes.
8946.
Nuk janë të paktë ata njerëz,
Që bëhen si legenë,
T’u marrin ndonjë lekë,
Njerëzve të pasur dhe të pushtetshëm.
8969.
Përherë bukuria magjiplotë,
I tërheq shumë njerëzit,
Dhe ata që duken se nuk tregojnë,
Për të pikë interesi.
9000.
Problemet ekonomike,
Janë shpeshherë shkaktaret,
E trishtimit dhe mërzitjes,
Të shumë qenieve humane.
9030.
Shumica e njerëzve në këtë botë,
U qëndrojnë partnerëve besnikë,
Vetëm se nuk duan të rrezikojnë,
Që t’i humbasin ata një ditë.
9058.
Sa shumë të ngrohta,
Që bëhen ca qenie humane,
Kur ua hap portat,
Dhe ua zgjidh disa halle.
9090.
Ata meshkuj që hiqen,
Se kurrë nuk tradhtojnë,
Në përgjithësi shtiren,
Dhe femrat i mashtrojnë.
9117.
Ca njerëz mundohen gjithë jetën,
Ta shtojnë pasurinë,
Dhe atë në fund ua rrëmbejnë,
Ca dhëndurë dobiçë.
9145.
Duken tepër qesharakë,
Shpeshherë disa humanë,
Kur për veten e tyre thonë,
Ca gjëra që nuk qëndrojnë.
9171.
Hakmarrja shumë herë,
Të jep tepër kënaqësi,
Prandaj dhe ajo vazhdimisht,
Praktikohet nga plot njerëz.
9198.
Plot herë në këtë botë,
Disa njerëzorë,
Duhet ta pësojnë shumë keq,
Që të vënë mend.
9239.
Zakonisht në jetë,
Shoqëria e madhe,
Nuk është e vërtetë,
Por e shtirur dhe false.
Details
- Publication Date
- Aug 22, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format