FEMRA FISNIKE
SONETE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 15 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë.
Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri.
988
Dashuroje dijen, o njeri,
Se veçse ajo mund të të ngrejë lart,
Dhe mund të të bëjë ndoshta një ditë,
Me të vërtetë shumë të madh.
Falu gjithnjë në tempullin e saj,
Dhe blatoji dhurata gjithmonë;
Mos i kurse kurrë për të paratë,
Se nuk është një investim i kotë.
Vetëm ata që i jepen me shpirt,
Do të arrijnë të bëhen diçka,
Se është një gjë që do përkushtim,
Dhe t’i shërbesh përherë si një skllav.
Në këtë botë gjërat e mira,
Nuk fitohen dot pa sakrifica.
1009
Nuk ka poet në këtë botë,
Që ta përshkruaj, o hyri, nurin tënd,
Sado të jetë talent i pashoqë,
Dhe të thurë vargje magjepse gjithnjë.
Mund t’i afrohet realitetit,
Por nuk mund ta pasqyrojë qartë,
Se nuk e arrijnë dot njerëzit,
Një saktësi kaq shumë të lartë.
Vetëm ndonjë krijesë hyjnore,
Mund ta bëjë këtë gjë shumë mirë,
Sepse për qeniet njerëzore,
Është diçka vërtet e paarrirë.
Por megjithatë edhe humanët,
Nuk do të qëndrojnë duarthatë.
1044
Si duron vallë pasqyra e shkretë,
Që të sheh ty shpeshherë lakuriq,
Dhe nuk i prishen ndonjë ditë mendtë,
Nga trajtat dhe ngjyrat gjithë hijeshi?
Unë po të isha në vendin e saj,
Do të isha çmendur me kohë,
Se nuk do t’i bëja dot ballë,
Tërë këtij nuri të pashoqë!
Qenka vërtet tepër e fortë,
Dhe ka një vetëpërmbajtje të madhe,
Që shumë poetë e filozofë,
Do ta dëshironin jashtë mase!
Janë të paktë bijtë e njerëzisë,
Që i rezistojnë bukurisë!
Details
- Publication Date
- Nov 30, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Poetry
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB