FLAKA E DASHURISË

FLAKA E DASHURISË

SONETE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 4 me sonete. Ky vëllim përmban maft sonete romantike, dashurie, erotike, sociale, humoristike, filozofike, etj. Nëse interesoheni të lexoni diçka eksituese, seksi, gazmore, lozonjare dhe të veçantë, atëherë, kjo është zgjedhja e duhur për ju. Ky libër nuk rekomandohet të lexohet nga minorenë, njerëz shumë konservatorë dhe fanatikë fetarë. Më poshtë po shfaq ca sonete që përmban libri. 211 Merre lirën, e dashur muzë, T’ia fillojmë një kënge bashkë, Për momentet e bukura shumë, Që ndodhin në jetën tonë të vrazhdë! T'i harrojmë për disa minuta, Vuajtjet, brengat dhe mjerimin, Të kalojmë ca çaste të lumtura, Nën tingujt magjepsës të frymëzimit! Të fluturojmë lart nëpër qiej, Si ata zogjtë e ngazëlluar, Që megjithëse s’kanë asgjësend, Nuk i shikon kurrë të trishtuar! Të gëzohemi fort si fëmijët, Që për halle s’duan t’ia dinë! 244 Ku je, o eksploziv i tmerrshëm, Që ma bën zemrën mijëra copa, Të ta eksploroj trupin njëherë, Se përndryshe do më hajë mortja? Të të hedh në rrjetë si merimanga, Pastaj të të bombardoj me puthje, Të përjetosh pa pushim orgazma, Dhe ndjesi të paimagjinueshme! Të marrosesh nga kënaqësia, Dhe emocionet e papara, Të shkosh ku ndodhet lumturia, Dhe vendet ku mbretëron ekstaza! Të shijosh fort nektarin e jetës, Që e kërkojnë miliona njerëz! 274 Nuk vdes kurrë shpresa njerëzore, Sido që të vijnë gjërat në jetë, Se është një forcë misterioze, Që buron nga shpirti ynë thellë. Na shoqëron deri çastin e fundit, Dhe jep kurajë e optimizëm, Na ndihmon ta harrojmë pluhurin, Që bie sipër nesh çdo ditë. Na bën të ëndërrojmë pa pushim, Dhe kur nuk duket fare dielli, Të përballojmë çdo vështirësi, Dhe nga asgjësend të mos trembemi. Një ndjenjë që ta zbukuron botën, Dhe të bën entuziast gjithmonë.

Details

Publication Date
Aug 11, 2024
Language
Albanian
Category
Poetry
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews