FORCA

FORCA

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 30 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Forca”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 12182. Janë hequr shumë mediokër, Si koka tepër të mëdha, Por që ka ardhur një kohë, Që janë çmuar shumë pak. 12212. Shpeshherë ca rrëmbythje, Kujtojnë se e ke për detyrë, T’i dëgjosh gjepurat e tyre, Dhe të të çajnë bythën. 12243. E zeza ngelet e zezë, Edhe ta paraqesësh, Si tepër të bardhë, Përpara masës. 12272. Kurvëria hap shumë porta, Tepër kollaj në këtë botë; Këtë e dinë plot goca, Prandaj dhe atë e praktikojnë. 12304. Në këtë botë shpeshherë, Disa fetarë prapanikë dhe plehra, Kanë vrarë në emër të fesë, Ca qenie shumë të mprehta. 12335. Shpeshtazi disa pisa, I quajnë kritika, Ca sharje ordinere, Dhe tepër dashakeqe. 12367. Shpesh tej mase të argëtojnë, Ca gënjeshtarë ordinerë, Që kujtojnë se ta punojnë, Kur të thonë ndonjë rrenë. 12404. Tek çdo shoqëri mund të gjesh, Prapanikë, fanatikë dhe injorantë, Edhe tek ato që shumë shpesh, Cilësohen sikur në pararojë janë. 12434. Mos prisni t’i vë në krye, Disa të mençëm fisnikë, Një popull shumë rrëmbythje, I zhytur thellë në servilizëm. 12469. Një njeri që e ka, Ideal të vërtetën, Nuk është aq kollaj, Ta bësh atë vegël. 12501. Atje ku sytë të shikojnë, Një pasuri dhe para shumë të madhe, Do të hasësh gati gjithmonë, Plot femra të hijshme dhe elegante. 12535. Lakmia e tepërt, I ka nxitur shumë njerëz, Të nisin ca ndërmarrje, Me gjithë mend fatale. 12572. Nuk është filozofia, Për disa gomarë, Por për ata humanë, Që i tërheq mençuria. 12600. Shpeshtas në këtë botë, Ligësia e ca njerëzve, Ndalet vetëm me forcë, Dhe një dhunë të tmerrshme.

Details

Publication Date
Feb 9, 2025
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews