FRYTET E GJENIALITETIT
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 25 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Frytet e gjenialitetit”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
10084.
Mjaft herë në këtë botë,
Një veprim tepër fisnik,
Merret nga ca lapangjozë,
Si shumë idiotësi.
10108.
Ndonjëherë diletantët,
Janë më kokëfortë,
Se disa ustallarë,
Me tepër përvojë.
10131.
Një njeri me shpirt të vogël,
Do të ngelet ashtu gjithmonë,
Edhe sikur të zotërojë,
Thuajse gjysmën e botës.
10168.
Shpeshherë disa individë,
Që të duken si të veçantë,
I vërviten rrezikshmërisë,
Dhe veprojnë si të marrë.
10201.
Të mos shpresojnë kot ca njerëz,
Se do të bëhen shumë të mençëm,
Në qoftë se libra nuk lexojnë,
Vazhdimisht në këtë botë.
10229.
Të vjen shumë të qeshësh,
Kur shikon disa plaka,
Që duan të shëmbëllejnë,
Njësoj si ca vajza.
10265.
Ca kompani të fuqishme,
I zhvatin njerëzit,
Me ndihmën e ligjeve,
Dhe të vetë shtetit.
10298.
Njerëzit mjaft herë,
Bëjnë lloj-lloj idiotësish,
Që të shëmbëllejnë,
Si të veçantë në publik.
10331.
Nuk mundesh t’i mësosh,
Disa gjëra shumë thellë,
Në qoftë se nuk qëndron,
Vazhdimisht në prapaskenë.
10362.
Është e pamundur që një njeri,
Të mos thotë gjepura,
Edhe të ketë në zotërim,
Një nga mendjet më të mençura.
10393.
Ndonjëherë është më e lehtë,
T’i zhdukësh nga harta ca shtete,
Sesa t’ua ndryshosh mendtë,
Ca qenieve teveqele.
10430.
Shpesh elektorati,
Duhet keqas ta pësojë,
Që më mos t’i besojë,
Një politikani.
10459.
Janë të shumtë tipat,
Që lëpihen dhe servilosen,
Që t’u jepet mundësia,
Diku të punësohen.
10492.
Nuk mund t’ia kuptosh,
Një shkrimtari madhështinë,
Nëse nuk ia lexon,
Veprat që ka nxjerrë në dritë.
Details
- Publication Date
- Oct 4, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB