GRISËSIT E MASKAVE

GRISËSIT E MASKAVE

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 14 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Grisësit e maskave”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 5461. Femrat në përgjithësi, U afrohen meshkujve me pushtet, Ashtu siç u qasen zakonisht, Copave të mishit disa qen. 5487. Njeriu duket padyshim, Shumë torollak, Kur e paraqet veten e tij, Sikur di gjithçka. 5517. Dhe sikur t’i pompojnë ditë e natë, Disa njerëz mediokër, Përsëri vlerat që ata kanë, Nuk do të munden t’ua shtojnë. 5549. Zemërgjerësia zakonisht, E bën të duket dhe një tiran, Si një njeri shumë fisnik, Me një shpirt tepër të madh. 5581. Shpesh çiltërsia e madhe, E njerëzve gjenialë, U duket diçka vulgare, Disa tipave kokëtrashë. 5615. Fjala e urtë gjithmonë, Ka një ndikim shumë të madh, Por jo tek idiotët, Që uri për mençuri nuk kanë. 5638. Ndonjëherë kur synon t’i ulësh, Arritjet e të tjerëve në këtë botë, Shëmbëllen si disa matufë, Që nga mëngjesi në darkë dokrra thonë. 5676. Është e vështirë të çash, Me djersën e ballit, Në një vend shumë bastard, Ku ligjin e bën matrapazi. 5705. Shpeshherë e plotfuqishmja para, Hap disa porta në këtë dynja, Që edhe një miqësi e patundur, E ka pothuajse të pamundur. 5735. Nuk e ndërtojnë dot kurrë, Një shtet të fortë dhe të drejtë, Disa superhajdutë, Që mendojnë gjithnjë për të vjedhë. 5771. Disa femra mund të shkëlqejnë, Pa asnjë dyshim si pornostare, Por shumë të vështirë do ta kenë, Ta bëjnë këtë gjë si mendimtare. 5809. “Keni shumë të drejtë!” Duhet t’u thuash ca njerëzve, Që të të lënë të qetë, Dhe mos të t’i çajnë herdhet. 5839. Ca nostalgjikë shpeshherë, I paraqesin diktatorët, Si njerëzit më të drejtë, Dhe pozitivë në botë. 5879. Shpesh është më e lehtë, T'i bindësh ca kafshë, Sesa disa njerëz, Që fanatikë janë.

Details

Publication Date
Jul 15, 2024
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews