Ky është vëllimi im numër 35 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Hipokrizia”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
14281.
Shpesh atje ku ke shpresë,
Të dalësh i fituar,
Mund të lësh edhe leshtë,
Ashtu si pa kuptuar.
14311.
Shpesh disa lakenj partiakë,
Kanë dukshëm më tepër gjasë,
Se ca intelektualë me vlerë,
Të bëhen më të pushtetshëm.
14341.
Shpeshherë duhet ta pranosh faktin,
Që nuk mund t’i kesh ca gjëra,
Edhe sikur të plasësh nga inati,
Dhe të të hidhërohet zemra.
14375.
Të vjen t’ia futësh pordhës,
Kur shikon ca tipa të rëndomtë,
Që kapardisen dhe krekosen,
Sikur kanë bërë gjëra madhështore.
14402.
Shpeshtazi njerëzit,
Që kënaqen me shumë pak,
Janë prej vërteti,
Më të lumtur në këtë dynja.
14435.
Në vendet ku nuk ndëshkohen,
Vazhdimisht zyrtarët,
Mos prisni drejtësi shoqërore,
Dhe trajtim të barabartë.
14467.
Kur disa individë,
Nuk ta dalin dot me punë dhe vepra,
Përdorin ironinë,
Që të t’i ulin prestigjin dhe vlerat.
14494.
Skandalizohen shpeshherë,
Disa njerëz ordinerë,
Kur thuhen ca dukuri,
Ashtu siç janë lakuriq.
14532.
Hakmarrja shpeshherë,
Të shijon jashtë mase,
Sidomos kur ke të drejtë,
Dhe të bien në qafë kot fare.
14563.
Mendjet shumë të larta,
Nuk e ulin kollaj kokën,
Edhe sikur të kenë përpara,
Perandorët e botës.
14604.
Shumë ligje ka krijuar,
Njerëzimi për të drejtën,
Por kryesisht kanë sunduar,
Forca dhe pushteti i tepërt.
14634.
Llumi herë pas here,
Kujton se ka më vlerë,
Se ca diamante magjepse,
Që pëlqehen tepër.
14649.
Një komb mund ta bëjnë më tepër,
Dinjitoz dhe krenar,
Arritjet dhe krijimet me vlerë,
E njerëzve të tij gjenialë.
14683.
Kur u jep njerëzve,
Një liri të tepërt,
Ata herë pas here,
Bëhen tejet të qelbët.
Details
- Publication Date
- Dec 14, 2025
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Pages
- 107
- Binding Type
- Paperback Perfect Bound
- Interior Color
- Black & White
- Dimensions
- A5 (5.83 x 8.27 in / 148 x 210 mm)