KALATË E MENDIMIT
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 4 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Kalatë e mendimit”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
1261.
Ndodh që shpesh në jetë,
Njeriu edhe gabon,
Në mendimet që shpreh,
Dhe fjalët që deklaron.
1288.
Nuk e mbajnë dot lumin,
Ca pirgje të veckël rëre;
Këtë e beson veç matufi,
I vonuar në mendje.
1325.
Vetëm idiotët i injorojnë,
Veprat e mjeshtërve të mëdhenj,
Ngaqë e kanë kokën bosh,
Dhe janë shumë budallenj.
1389.
Pasuria i bën ca injorantë,
Të hiqen shpesh si superiorë,
Por kur testohen dijet që kanë,
Duken që janë idiotë.
1414.
Tolerojini në jetë,
Të metat e të tjerëve,
Sepse nuk jeni as vetë,
Krijesa perfekte.
1441.
Pas maskës tërheqëse,
Të idealit të partive,
Fshihen synime të pandershme,
Dhe interesa meskine.
1471.
S’i ulin dot rrebeshet,
Malet vigane,
Ashtu dhe thashethemet,
Veprat gjeniale.
1489.
Nuk i bën dot leku,
Kolosë të njerëzimit,
Disa koka peshku,
Të qelbura nga idiotizmi.
1511.
Kalatë e mendimit,
Janë themelet më të forta,
Ku të mbështetet njerëzimi,
Dhe të zhvillohet bota.
1542.
Edhe në sistemin më të mirë,
Që ndonjëherë mund të krijohet,
Prapë do ta gjejnë një mënyrë,
Skuthat brenda tij të integrohen.
1558.
Kur e sjell nevoja,
Të mbrojë pinjollët e vet,
Edhe mushkonja,
Si egërsirë të godet.
1587.
Shpesh në këtë botë,
Biri i të mjerit,
Bëhet më i zotë,
Se djali i mbretit.
1608.
Njerëzit që janë,
Në shpirt të vegjël,
Postet që kanë,
S’ua ngrenë dot vlerën.
1621.
Nuk ndërtohet dot kurrë,
Shteti i së drejtës,
Me njerëz hajdutë,
Pa parime në jetë.
1642.
Njerëzimi ka nevojë,
Për individë të veçantë,
Jo për turma me klounë,
Dhe kope me kopjacë.
1676.
Atje ku nuk çan njeri kokë,
Për vlera dhe merita,
Do të lulëzojë gjithmonë,
Nepotizmi dhe paaftësia.
Details
- Publication Date
- Oct 1, 2023
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB