MENÇURIA

MENÇURIA

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 21 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Mençuria”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 8401. Njeriu nuk duhet të këmbëngulë si trap, Tek idetë dhe mendimet e veta, Kur merr ca informacione të reja, Që ia vënë ato në një dyshim të madh. 8430. Shpesh femrat qejflie dhe perverse, Janë më tepër tërheqëse dhe interesante, Se ato besnike dhe të ndershme, Që i ndjekin me përpikëri parimet morale. 8462. Mos shpresoni kurrë, T’i bëni me kulturë, Disa derra të qelbur, Që në llucë kanë mbetur. 8494. Për të gjithë ata kombe, Që kanë arritur begatinë, Mund të thuash se prore, Kanë qenë nxënës të mirë. 8532. Paraja e tepërt, I bën kudo plot njerëz, Të fryhen si kaposhë, Dhe të shesin pordhë. 8560. Të vjen vërtet për të dhjerë, Kur duan t’i bëjnë ndryshime radikale, Ca lokalistë ordinerë, Gjuhës shumë të bukur letrare. 8592. Shpeshherë disa njerëzorë, Vuajnë shumë në jetë, Që të vazhdojnë të qëndrojnë, Të pastër dhe të ndershëm. 8628. Sa më pak pritje të ketë, Njeriu nga të tjerët, Aq më pak herë nga ta, Do të zhgënjehet në këtë dynja. 8650. Shpeshherë disa fundërrina, Krekosen më shumë, Sesa ca njerëz të urtë, Që bëjnë çudira. 8683. Të vjen të qeshësh përherë, Kur hiqen si specialistë, Disa individë të përciptë, Që nuk kanë shumë vlerë. 8713. Është një pjesë e masës gjithmonë, Ajo që i mban në krye, Disa tiranë të pashpirt e mizorë, Dhe tepër të urryer. 8746. Ndonjëherë një torollak, Mund të bëhet më shpejt i famshëm, Sesa një artist brilant, Që të lë me artin e tij pa fjalë. 8780. Nuk ka kurrë cilësi, Jeta në skllavëri, Edhe sikur të jetosh, Në një pallat përrallor. 8819. Njerëzit që dëshirojnë, Të gëzohen dhe dëfrehen, Nuk kanë qejf të dëgjojnë, Ankesa për halle dhe probleme.

Details

Publication Date
Aug 16, 2024
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews