ROMANTIZMI
THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE
This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 20 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Romatizmi”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi.
Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj.
Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri.
7983.
Sa marrin mesh disa femra,
Që i ke të zbrazëta xhepat,
Fillojnë të të shmangen shpejt,
Edhe të jesh tepër inteligjent.
8010.
Ata popuj që dëshirojnë,
Të qeverisen mirë,
Duhet gjithnjë të protestojnë,
Dhe të bëjnë kritikë.
8039.
Fisnikëria tek një njeri,
Lind gjithmonë nga brendësia e shpirtit,
Dhe nuk mund t’i ngulitet një individi,
Me propagandë dhe detyrim.
8075.
Pamja e jashtme shpeshherë,
I mashtron dhe ca njerëzorë,
Që shumë vetë i konsiderojnë,
Si vëzhguesit më të mprehtë.
8109.
T’i marrësh tepër seriozisht,
Të gjithë derrat në këtë dynja,
I bie të jesh më budalla,
Se kjo kategori pocaqi.
8141.
Nuk bëhen dot disa tullumbace,
Asnjëherë male,
Edhe sikur t’i fryjnë përditë,
Me qindra individë.
8177.
Nuk duhet të kesh shumë shpresë,
Se disa popuj ordinerë,
Do t’i arrijnë një ditë,
Majat e progresit dhe madhështisë.
8212.
Për nënën fëmija,
Është qendra e botës,
Dhe për të bën gjithmonë,
Shumë sakrifica.
8247.
Edhe sikur t’i censurojnë dhe vrasin,
Ca njerëz tepër mendjendritur,
Mendimet e tyre do të buçasin,
Gjersa të ekzistojë njeriu.
8273.
Dëgjojini përherë,
Fjalët e shkencës,
Se mbështeten në prova,
Dhe nuk janë dokrra.
8310.
Do të ishte tepër bajate,
Me të vërtetë dynjaja,
Nëse qeniet humane,
Do të ishin të barabarta.
8344.
Ndonjëherë duhet të zhgënjehesh,
Tej mase nga disa njerëz,
Që t’i kushtosh më tepër vëmendje,
Anës së tyre të errët.
8379.
Zakonisht lakuriqësia,
Të fal tepër kënaqësi,
Ndonëse shpesh disa tipa,
E shajnë me histeri.
8392.
Janë të paktë ata individë,
Të cilët kur ndodhen në krye,
Që nuk e përdorin pozitën,
Për interesin e tyre.
Details
- Publication Date
- Aug 8, 2024
- Language
- Albanian
- Category
- Education & Language
- Copyright
- All Rights Reserved - Standard Copyright License
- Contributors
- By (author): Arjol Lluka
Specifications
- Format
- EPUB