Clear all

Categories

SEKRETI I GJENIVE

SEKRETI I GJENIVE

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

Ky është vëllimi im numër 6 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Sekreti i gjenive”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 2101. Vetëm një budalla mund të jetë, Tërësisht i sigurt, Se ka qenë i saktë përherë, Dhe nuk ka gabuar kurrë. 2117. Të gjithë në këtë botë, Mund të kritikohen, Edhe ata që zotërojnë, Një mendje të pashoqe. 2138. Çdo qenie humane, Mund të besojë ç’të dojë, Por provat dhe faktet, Nuk hidhen dot kollaj poshtë. 2155. Njeriu nuk duhet të mburret, Me arritjet e të tjerëve, Sepse në njëfarë mënyre ulet, Dhe ia zbeh vlerat vetes. 2175. Atje ku poshtërsia, Konsiderohet si zotësi, E drejta dhe e mira, Shëmbëllejnë si idiotësi. 2194. Të tëra femrat mashtrojnë, Sado që hiqen shpeshherë, Sikur dot nuk e durojnë, Mashtrimin dhe gënjeshtrën. 2217. Në vendet ku llumi ngjitet, Në postet më të larta, Gjithmonë do të shpërfillen, Qeniet shumë të varfra. 2245. Në qoftë se llap shumë, Të jesh tepër i sigurt, Se do të thuash broçkulla, Dhe llafe të kota. 2281. Thuajse të gjithë artistët, Bëhen me kolegët xhelozë, Sado që e kanë të vështirë, Këtë gjë haptas ta pranojnë. 2302. Ai që do të bëhet në jetë, Shërbëtor i së vërtetës, Duhet ta dijë gjithmonë, Që shumë vetë do ta sulmojnë. 2344. Femrat gjeniale, Janë me kokrra, Ashtu si ca diamante, Që ka brenda toka. 2381. Nuk ia vlen të bësh debate, Me ca qenie pordhace, Që e mbivlerësojnë veten, Dhe e kanë bosh mendjen. 2405. Njeriu duhet të jetë gjithnjë, Për kritika i hapur, Sepse çdokush gabime bën, Sado të jetë i matur. 2425. Koha është ajo, Që e tregon gjithmonë, Se cili person, Është i madh apo i vogël. 2450. Ata njerëz që kërkojnë, Të marrin pushtetin, E luajnë thuajse gjithmonë, Rolin e të ndershmit. 2477. Kur bëhen me lekë, Disa njerëz lapangjozë, Fillojnë menjëherë, Të shesin dëngla dhe pordhë. 2492. Politika përherë, Është një rrugë e shpejtë, Për t'u bërë me emër, Edhe kur nuk ke vlerë. 2516. Është shumë gjë e keqe, Për njeriun në jetë, Ta gënjejë veten, Dhe të fshihet pas gishtit të vet.

Details

Publication Date
Nov 19, 2023
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews