VULLNETI I FATIT

VULLNETI I FATIT

THËNIE DHE AFORIZMA NË VARGJE

ByArjol Lluka

This ebook may not meet accessibility standards and may not be fully compatible with assistive technologies.
Ky është vëllimi im numër 2 me thënie dhe aforizma në vargje në shqip i titulluar “Vullneti i fatit”. Në këtë vëllim, unë kam shprehur disa nga mendimet dhe opinionet e mia më të thella për ca dukuri dhe ngjarje që ndodhin në shoqërinë njerëzore dhe botën përreth nesh. Jam përpjekur të jem sa më origjinal dhe objektiv të jetë e mundur dhe të paraqes disa gjëra me realizëm dhe vërtetësi. Ky libër rekomandohet për të gjithë ata njerëz që e dashurojnë dhe vlerësojnë mençurinë e filozofinë. Faleminderit për vëmendjen, mbështetjen dhe kohën tuaj. Më poshtë po shfaq ca thënie dhe aforizma që përmban libri. 421. Dhe mendimet e forta, Një ditë do të rrëzohen, Siç na ka treguar koha, Për kalatë e moçme. 446. I ngopuri të uriturin, Rrallë herë e kupton, Ndaj gjithë përçmim, Dhe tallje e paragjykon. 517. Veprat gjeniale, Janë të padobishme, Për mendjen e kafshëve, Dhe trutë e debilëve. 548. Askush nuk e mposht dot, Vullnetin e fatit; Ai pëlcet përtokë, Si mizë dhe gjigandin. 555. Njeriu gjithnjë në jetë, Duhet të jetë liberal, Se po shkoi në ekstremitet, Do të ngjajë me një kafshë. 596. Veprat origjinale, Gjithmonë i kanë vlerësuar, Kurse ato plagjiate, Me tallje janë përçmuar. 635. Janë të rralla ato femra, Të pashme dhe të bukura, Të hatashme nga inteligjenca, Erudicioni dhe kultura. 678. Mendimi i madh, Është për të tëra moshat, Dhe gjithnjë i aftë, Të mbijetojë në të gjitha kohërat. 733. Mos u hiqni, o idiotë, Sikur jeni perëndi, Meqë keni një post, Të lartë në shoqëri. 768. Ndershmëria ka qëllim primar, Gjithnjë paqen shpirtërore, Jo të dukesh te disa, Si një krijesë shenjtore. 790. Nga mburrjet e shumta, U marrin trutë erë, Disa njerëzve bufa, Pa një pikë intelekt. 836. Po ç’është krenaria në fund të fundit, Mos ndoshta vallë një idiotësi, Që e qelb vazhdimisht trurin, Me iluzionin e kryelartësisë?

Details

Publication Date
Sep 22, 2023
Language
Albanian
Category
Education & Language
Copyright
All Rights Reserved - Standard Copyright License
Contributors
By (author): Arjol Lluka

Specifications

Format
EPUB

Ratings & Reviews